Puno me mençuri me Smart Working nga Vodafone Business

Puno me mençuri me Smart Working nga Vodafone Business

Vodafone Business

Në jetën normale, njerëzit ia kanë ndjerë gjithmonë vlerën teknologjisë, lehtësirave e zgjidhjeve të shpejta dixhitale që ajo servir. Ia ndjenë edhe më shumë në kohët jonormale, kur pandemia COVID-19 na detyroi të gjithëve të ruanim distancën sociale e të punonim nga shtëpitë. Mbledhjet online, siguria e të dhënave dhe një rrjet që garanton punën pa ndërprerje, edhe në distancë, u kthyen në domosdoshmëri dhe në një normalitet të ri.

Pavarësisht lehtësimit të masave, puna në distancë vazhdon të mbetet primare për shumë prej bizneseve shqiptare, të cilat po vazhdojnë të përballen me nevojën për më shumë zgjidhje dixhitale, me qëllim jo vetëm ofrimin pa ndërprerje të shërbimit por dhe rritjen e performancës e garantimin e suksesit të vazhdueshëm.

Në përgjigje të kësaj nevoje, Vodafone Business ka prezantuar së fundmi në treg paketën Smart Working, nga Vodafone dhe ABCom, një paketë zgjidhjesh të integruara brenda një strategjie të të punuarit në mënyrë dixhitale edhe larg zyrës, e cila përfshin sigurinë, menaxhimin e plotë të të dhënave, bashkëpunimin, garantimin e vazhdimësisë së biznesit dhe prezantimin e mundësive të reja për bizneset.

Në paketën Smart Working përfshihen:

Virtual Meeting Room që ofron mundësi për të përjetuar avantazhet e komunikimit live, pa asnjë limit, edhe pse në distancë me punonjësit, partnerët apo klientët.

VPN Solution që u krijon mundësi punonjësve të punojnë dhe të kenë akses në rrjetin e kompanisë, në mënyrë të sigurtë, ngado dhe nëpërmjet çdo lloj pajisjeje. Nëpërmjet një rrjeti VPN, punonjësit do të mund të aksesojnë kompjuterin e tyre të punës lehtësisht dhe në mënyrë të sigurtë.

Virtual PBX që u ofron mundësi për të aksesuar centralin e telefonisë fikse nga çdo pajisje edhe në distancë, pa pasur nevojë për lidhje me një adresë fizike. Ndryshe nga telefonia tradicionale me të cilën jemi mësuar, ky shërbim nuk kërkon instalimin e një rrjeti apo të pajisjeve të tjera që kushtojnë shumë. Virtual PBX gjithashtu mundëson të dhëna statistikore sa i përket telefonatave, të tilla si: kohëzgjatja, ora e kryerjes së telefonatës madje dhe numrin që telefonoi apo agjentin që u përgjigj.

Smart Working ka vetëm një qëllim: garantimin e suksesit të bizneseve duke eliminuar barrierat fizike dhe duke rritur bashkëpunimin, pavarësisht vendndodhjes.

Me Smart Working çdo kompani ka mundësinë të ulë kostot e menaxhimit, t’iu ofrojë punonjësve kushte më të mira e më motivuese pune e të rrisë kështu produktivitetin edhe në periudha të vështira. Smart Working do t’i bëjë të gjithë bizneset të ndihen si një familje e madhe.

Për më shumë informacion rreth paketës Smart Working dhe zgjidhjeve të tjera të ofruara nga Vodafone Business vizitoni https://www.vodafone.al/biznesi.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi arrihet më shpesh nga ata që nuk e dinë se dështimi është i pashmangshëm.”
— Coco Chanel
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0