Ndeshja Hapësirë dhe Tokë/ Kozmonautët sfiduan kampionin e shahut - Business Magazine Albania

Ndeshja Hapësirë dhe Tokë/ Kozmonautët sfiduan kampionin e shahut

Nuk është e para e këtij lloji, por me siguri ishte diçka e rralli. Kozmonautët Anatoly Ivanishin dhe Ivan Vagner, në bordin e International Space Station në hapësirë u përballën me kampionin ndërkombëtar të shahut Sergey Karyakin, i cili ndodhej në Muzeun e Hapësirës në Moskë.

Dy astronautët ishin të pajisur me një tabletë në formën e tryezës së shahut për të zhvilluar këtë sfidë shumë interesante që u transmetua edhe në kanalin Youtube të Agjencisë Hapësinore Ruse Roskosmos. Sfida mes kozmonautëve dhe kampionit të shahut zgjati 25 minuta dhe nuk pati asnjë fitues pasi u mbyll në barazim.

Ndeshja u zhvillua me rastin e 50 vjetorit të ndeshjes së parë të shahut Hapësirë ​​– Tokë, e luajtur në 9 qershor 1970. Ajo e vitit 1970 u zhvillua midis ekuipazhit të anijes sovjetike Soyuz-9 e përbërë nga kozmonautët Andriyan Grigoryevich Nikolaev dhe Vitaly Ivanovich Sevastyanov. Përfaqësuesit e Tokës përfshinin kryetarin e qendrës së stërvitjes së kozmonautëve Sovjetik, Kolonelin e Përgjithshëm të Aviacionit, Nikolai Petrovich Kamanin dhe kozmonautin Viktor Gorbatko.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0