Vëmendje tek Blockchain dhe financa e decentralizuar për rimëkëmbjen pas krizës COVID-19

Vëmendje tek Blockchain dhe financa e decentralizuar për rimëkëmbjen pas krizës COVID-19

Blockchain

Romë – Krijimi i një ekosistemi financiar të dematerializuar, për të inkurajuar dhe mbrojtur juridikisht iniciativat e reja te biznesit nëpërmjet blockchain-it dhe investitorët: Është pikërisht ky qëllimi i Fintoken Act, dispozita e aprovuar pak ditë më parë në Shqipëri, duke ndjekur gjurmët e akteve rregullatore të Francës dhe Maltës. Ky aprovim legjislativ vjen në një moment në të cilin edhe Italia po ndërgjegjësohet në lidhje me rëndësin e fintech-ut për daljen nga kriza.

“Blockchain Economy dhe Financa e decentralizuar mund të jenë ndër protagonistet më në zë për rimëkëmbjen financiare në këtë moment krize post-pandemie”, shprehet Gianluigi Pacini Battaglia, CEO i Consulcesi Tech – “Transparenca, decentralizimi dhe shpejtësia në ekzekutim janë në vëmendjen e ndërmarrjeve për të kaluar gjendjen aktuale. Një shembull është Malta, vend, i cili në 2018 aprovoi Virtual Financial Assets Act, për të cilën Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon rënien më të ulët të PBB-s ndër tërë shtetet europiane”.

Kjo është ndër të parat dispozita në Europë që rregullon në mënyrë harmonike sektorin e aplikimit të teknologjisë blockchain dhe favorizon operatorët si dhe financën e decentralizuar (DeFi) në tregjet tradicionale. Përfitues janë subjektet, që ushtrojnë veprimtari sipas objektit të këtij ligji, në ose nga territori i Republikës së Shqipërisë. Nëpërmjet Fintoken Act parashtrohet dhe mundësia e miratimit të licencës brenda afatit 60 ditor të përcaktuar në ligj.

Lexoni: Miratohet rregullorja e re për pagesat ndërbankare

Zgjidhja e propozuar, nëpërmjet një ekosistemi të rregulluar e të integruar i jep përgjigje dhe kritikave kundrejt monedhave virtuale lidhur me parandalimin e pastrimit të parave dhe tregjeve te paligjshme. Gjithashtu paraqitet një kategorizim i qartë në lidhje me llojet e Token-ve digjitalë (utility token, payment token, security token dhe asset token), duke zgjidhur në këtë mënyrë çështjen e debatit të vazhduar mbi hybrid token-ët.

Bëhet fjalë për një ndryshim të shumë pritur. Sipas një publikimi të CDP (Cassa Depositi e Prestiti), gjithnjë e më shumë, ndërmarrjet po adoptojnë teknologjinë e regjistrave të shpërndarë DLT (Distributed Ledger Technology) me përfitime të konsiderueshme. Ndërmjet vitit 2015 dhe 2017, shoqëritë, që kanë investuar në blockchain kanë maturuar të ardhura midis 1,6 miliardë dhe 27,3 miliardë dollarë në 2017-2018. Po në të njëjtin dyvjeçar janë rritur kërkesat për patentimin e projekteve duke kaluar nga 648 në 1441.

Consulcesi Tech, i drejton një apel të fortë autoriteteve kombëtare për të konsideruar modelin e Fintoken Act për nxitjen e zhvillimit të bizneseve të reja që bazohen në blockchain dhe asete digjitale. Është një rilindje teknologjike e nevojshme për Italinë: teknologjia Blockchain, falë regjistrave të sigurt dhe të certifikuar, ofron më shumë garanci në një vend, i cili ka nevojë për frymë inovative për t’u riafishuar me një besueshmëri në treg.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0