Expocity Albania ju propozon një panair ku do të ndërthuren natyrshëm ekspozimi i fjalës së fundit të teknologjisë, i modeleve më të reja, me makinat më pak të reja por të mundshme për një numër më të madh blerësish. E kontrolluar dhe garantuar nga më prestigjozet në treg, makina juaj, dhe pse pak e përdorur, do të plotësojë më së miri kërkesat tuaja!
Protagonistë të eventit do të jenë fjala e fundit e teknologjisë së makinave. Kompanitë lider në sektor, në katër ditë do të bëjnë të ëndërrojnë të gjithë pjesmarrësit. Vizitorët do të kenë mundësinë jo vetëm të shohin, jo vetëm të provojnë ëndrrën por dhe ta realizojnë atë!
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.