CIT START UP është një event që zgjat tre ditë, gjatë të cilave grupe të nxënësve të shkollave të mesme të Tiranës do të bëjnë pitching idetë e tyre për kompanitë e reja startup.
Do formohen ekipet rreth këtyre ideve dhe ata do të punojnë për të zhvilluar një prototip pune, demo, ose prezantim. Studentët do të mentorohen nga profesorë me përvojë në fushën e teknologjisë dhe biznesit.
Dita 1: Takime, Pitch & Formimi i ekipeve
Dita 2: Mentorim & Vënia në zbatim e ideve
Dita 3: Prezantim & Dhënia e çmimeve
Për t’u bërë pjesë e këtij eventi merrni biletën tuaj Këtu.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.