Ekipi i AutoYou dhe Business Mag Albania ju ftojnë më datë 1 Mars, ora 18.00 në Galerinë Tirana Last Mile në Tirana Business Park, për t’ju prezantuar me alternativat për rritje dhe zhvillim të biznesit tuaj falë zbatimit të elektromobilitetit.Specialistet tanë ofrojnë zgjidhje të personalizuara për çdo sipërmarrje të vogël, të mesme apo të madhe, për të maksimizuar fitimet duke investuar vetëm me shpenzimet aktuale për karburant.
Gjatë takimit do mund të njiheni me avancimin teknologjik të makinave elektrike, projektet infrastrukturore të karikimit të tyre në Shqipëri dhe të provoni ndjesinë e ngarjes së një makine elektrike.
Ky është viti elektrik!
Ju lutem të konfirmoni praninë tuaj deri më datë 27 shkurt në admin@autoyou.eu
Ju mirëpresim!
AutoYou dhe Business Mag Albania
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.