Frymëzohu me Hetem Ramadanin në Startup Grind Tirana

Frymëzohu me Hetem Ramadanin në Startup Grind Tirana


Hetem Ramadani

Në 12 mars, Startup Grind Tirana mirëpret filantropin dhe sipërmarrësin e suksesshëm Z. Hetem Ramadani.

Z. Hetem Ramadani është një nga sipërmarrësit shqiptarë më të sukesesshëm, pjesë e listës së njerëzve më të pasur të biznesit shqiptar pas viteve ‘90.

Ai u shkarkua nga puna e tij e shërbimit civil në Kosovë, sepse përkrahte pavarësinë e Kosovës. Më pas ai u arratis drejt Sllovenisë në vitin 1991, i përzënë nga Kosova nga policia sekrete e Slobodan Milosevic, dhe arriti atje pa para dhe i paaftë për të folur gjuhën vendase.

Në Slloveni, ai themeloi kompaninë tregtare të naftës Salbatring International, e cila është e specializuar në tregtimin e derivateve financiare të naftës.

Në fillim Salbatring International u specializua në tregëtimin e produkteve të lidhura si nafta, karboni metalurgjik, si dhe qymyri. Në termin e volumit të shitjeve, Salbatring International ishte një nga lojëtarët më të mëdhenj në rajon dhe ka treguar rritje të konsiderueshme gjatë viteve.

Në vitin 2008, xhiroja financiare në Salbatring shënoi një rritje nga 60 milionë euro në vitin 2007 në 611 milionë euro, pavarsisht faktit se Salbatring kishte vetëm 14 punonjës në atë kohë.

Z. Ramadani llogaritet të jetë njeriu i shtatë më i pasur në Slloveni, me asete që kapin vlerën e 68 milionë eurove.
Në vitin 2009, kompania e tij u vlerësua me çmimin Kompania me Rritjen më të Shpejtë në Europën Juglindore me një rritje prej 937%.

Sipas revistës “Finance”, Salbatring International renditet e 57 në Top 100 kompanitë më të mëdha në Europën Juglindore.

Megjithatë, pavarësisht suksesit të tij masiv, Ramadani është një biznesmen shumë i pazakontë. Në intervista ai citon, si moton e tij të biznesit, guximin, krijimtarinë dhe paqen, vlerat që ai i mësoi gjatë qëndrimit të tij në Indi dhe në seminaret që ai ndoqi nga mësuesi i mirënjohur yoga-s në SHBA Deepak Chopra.

Madje dhe sot Ramadani tregon se kalon disa orë duke medituar çdo ditë, kalon 60 ditë në bregdet çdo vit, 35 duke bërë ski dhe udhëton diku çdo fundjavë. I pyetur se e menaxhon këtë së bashku me të gjitha detyrimet e tij të tjera, ai thotë se ai “nuk punon shumë, por punon me zgjuarsi”.

Ajo që e motivon zotin Ramadani është përvoja e tij se si meditimi përmirësoi shendëtin e tij dhe kontribuoi në suksesin e tij të jashtëzakonshëm në biznes. Studimet e tij intensive mbi literaturën e meditimit dhe leksionet e Maharishi Mahesh Yogi dhe shkencëtar të ndyshëm për ndërgjegjen, fiziologjinë dhe fizikën kuantike e çuan në konkluzionin se kjo është një benefit i jashtëzakonshëm për çdo shqiptar.

Kjo e frymëzoi atë që të vazhdonte dhe ta bënte Meditimin Transcendental të disponueshëm për çdo shqiptar që dëshiron të arrijë më shumë. Dhe me buzëqeshje ai shtoi, të bëjë më shumë duke bërë më pak!

Ejani të ndiqni nga afër historinë dhe këshillat e z. Ramadani duke porositur biletë tuaj online këtu: Startup Grind

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0