“Ndërmarrjet Sociale – Drejt Politikave dhe Praktikave Përfshirëse” synon të nxisë diskutimin për mundësitë për krijimin e një fondi investimi për impaktin social.
Z. Damjan Raic, do të prezantojë planet e EVPAs në mbështetje të zhvillimit të filantropisë dhe investimeve në impakt social. Kjo është një mundësi e mirë për përfaqësuesit e biznesit dhe investitorët potencial për t’u njohur me njëri tjetrin dhe gjetjen e mundësive për bashkëpunim.
Duke marrë në konsideratë debatin publik mbi rëndësinë e ndërmarrjeve sociale dhe diskutimet rreth kuadrit ligjor në Shqipëri, konferenca ka si qëllim të avancojë dialogun dhe përpjekjet advokuese mes ndërmarrjeve sociale dhe aktorëve publik si dhe adresimin e nevojave të sektorit në nivelet vendimmarrëse.
Konferenca do të kontribuojë në paraqitjen e një panorame të trendeve globale mbi mjedisin praktik dhe ligjor duke vënë theksin në praktikat më të mira të ekosistemit të ndërmarrjeve sociale. Ekspertët e ftuar në nivel rajonal dhe evropian do të sjellin si input për debatin publik dy tema të tjera që konsiderohen shumë të rëndësishme për aktivitetin e ndërmarrjeve sociale si:
a) Investimi në impaktin social dhe modelet e suksesshme në këtë drejtim;
b) Strategjitë dhe mekanizmat e bashkëpunimit e partneritetit ndërmjet pushtetit vendor dhe ndërmarrjeve sociale bazuar në eksperiencën evropiane.
Për të mësuar më shumë, bëhu pjesë e saj më 1 shkurt 2019, në Hotel Tirana International, salla Consortium.
Kliko Këtu për të lexuar axhendën.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.