Startup Grind Tirana mirëpret themeluesin e Komiteti - Kafe Muzeum, Arbër Çepani - Business Magazine Albania

Startup Grind Tirana mirëpret themeluesin e Komiteti – Kafe Muzeum, Arbër Çepani


Startup Grind Tirana mirëpret në ambientet e ICTSLab në datën 4 Prill 2019, themeluesin e Komiteti – Kafe Muzeum, Arbër Çepani.

Arbër Çepani është rritur në Havana të Kubës dhe më pas ka jetuar për 15 vite në Itali. Dëshira për të dhënë një kontribut në vendin e tij, e rikthen në Tiranë, ku themelon “Komitetin“, një biznes që në fokus ka mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.

Mbi 17 mijë objekte koleksioni, që shfaqin autenticitetin e folklorit tonë, ekspozohen duke ardhur në formën e një rrjeti kafe muzeumesh në zona dhe qytete të ndryshme historike të Shqipërisë.

Arbri do të jetë në datën 4 Prill, i ftuar në Startup Grind Tirana, për të ndarë me ne eksperiencën e tij të sipërmarrjes dhe se si ai, në një botë gjithnjë e më të drejtuar nga teknologjia dhe dixhitalizimi, ka ndaluar kohën dhe e ka kthyer të kaluarën, në një aset për të ardhmen!

Startup Grind është një komunitet global i startup-ve i krijuar me qëllimin për të edukuar, frymëzuar dhe bërë bashkë sipërmarrësit nga e gjithë bota me njëri-tjetrin. Evenimenti organizohet në më shumë se 500 qytete dhe mbi 125 vende në të gjithë botën ku marrin pjesë themeluesë lokalë, inovatorë, edukatorë, investitorë të suksesshëm, të cilët ndajnë historitë e nisjes së biznesit dhe mësimet e mësuara në rrugën e ndërtimit të kompanive të suksesshme.

Intervistat mujore në Startup Grind me një të ftuar të fushës së biznesit dhe investimeve japin një mundësi të shkëlqyer për networking dhe vendosjen e lidhjeve afatgjata dhe të besueshme midis aktorëve pjesëmarrës në event. Duke parë impaktin pozitiv në dhënien e shembujve konkretë për të rinjtë që kanë ide dhe duan të katapultohen në botën e biznesit, Business Magazine ju fton të merrni pjesë dhe të shpalosni idetë tuaja, sugjerimet, inovacionin dhe të jeni pjesë aktive e komunitetit më të madh në vend të startup-eve. Për më shumë informacione ju ftojmë të vizitoni adresën StartupGrind.com.

Për të marrë biletën tuaj klikoni këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0