Në datën 3 Tetor 2019, ora 18:00 organizohet eventi me titull “Women Founders Talk”. Katër sipërmarrëse do të bashkohen, në një diskutim të hapur mbi Investimin, Mentorimin, bootstrapping dhe si të ngrini brandin tuaj.
Fabiola Duro – bashkë themeluese e Innovation Nest
Rafaela Rica– CEO e Inceberg Communication
Blerina Ago– drejtore ekzekutive e “Be Taken by Albania”
Kristi Janku– themeluese e Kikiliciouss
do të ndajnë me të ftuarit sfidat dhe mundësitë e të qenit sipërmarrëse në Shqipëri. Një mundësi unike për sipërmarrësit për të zgjeruar rrjetin e tyre, për të mësuar më shumë dhe për të takuar profesionistë, të cilët përballen me të njëjtat sfida dhe problematika çdo ditë.
Ky event mbështetet nga Swiss Entrepreneurship Program.
Vendndodhja: InnoSpace Tirana
Hyrja e Lirë
Konfirmoni pjesëmarrjen tuaj në adresën e email pasi vendet janë të limituara: womenfounder@gmail.com
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto