"RRUGA DREJT SUKSESIT" nga Vasil Naçi

“RRUGA DREJT SUKSESIT” nga Vasil Naçi


Trajnim 3-ditor dedikuar rritjes & zhvillimit. Një kombinim unik i përvojës dhe njohurive të Vasil Naçit, me praktikat dhe mësimet më të mira nga trajnues me famë botërore.
Doni të arrini më shumë?

  • Të zhvilloni potencialin tuaj?
  • Të rrisni biznesin?
  • Të ndërtoni kulturën e duhur për sukses?
  • Të fuqizoni skuadrën tuaj?
  • Doni të bëheni lider i vetes?

Ky është vendi i duhur.

Zbuloni çfarë i kontrollon mendimet, ndjenjat, emocionet tuaja. Zbuloni nëse besimet tuaja ju shtyjnë përpara. Mësoni mbi rëndësinë e të ushqyerit për një jetë të shëndetshme. Mësoni mbi ndikimin e meditimit në cilësinë e jetës.  Zbuloni faktorët që ndikojnë te energjia, gjallëria dhe shëndeti juaj
Përfitoni nga një formulë e garantuar suksesi.
Gjithçka nis brenda jush. merrni vendimin për veprim. Bëjeni jetën tuaj kryeveprën që meriton të jetë. Programojeni veten drejt një suksesi edhe më të madh.

Bashkohuni dhe ju në këtë rrugëtim. “Rruga drejt suksesit”!
Për bileta dhe më shumë informacion mund të klikoni në www.rrugadrejtsuksesit.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0