Instituti Adriapol, Universiteti Marin Barleti në bashkëpunim me BETAHAUS Berlin, dhe me mbështetjen e padiskutueshme të EU 4 Innovation, AMSHC dhe AGNA Group, do të zhvillojnë Betapitch Tirana 2019, më 31 Tetor, ora 17:00, në mjediset e Universitetit Marin Barleti.
8 – 10 grupe të parazgjedhura, fillimisht do të mentorohen dhe më pas do të konkurojnë me bizneset e tyre përballë një jurie të larmishme ekspertësh. Ashtu si edhe në vitet e shkuara, fituesi i Betapitch Tirana do të fitojë një biletë për konkursin e madh BETAPITCH Global në Berlin, e cila do të zhvillohet në 6 Dhjetor 2019.
Vitin e parë që Shqipëria mori pjesë në Berlin, u përfaqësua denjësisht nga fituesi i Betapitch Tirana 2016 grupi IT for Equality, të cilët fituan çmimin e parë prej 500 Euro. Grupi fitues i Betapitch Tirana 2018 ishin Brander, ata prezantuan në Berlin risitë që do ti vinin në ndihmë industrisë së marketingut në Shqipëri.
Kujtojmë se aplikimet për Betapitch Tirana 2019 vijojnë deri më 29 Tetor!
Për më shumë informacion klikoni në linkun: https://www.betapitch.net/tirana/
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.