Epidemia nuk ndalet me propagandë

Epidemia nuk ndalet me propagandë


Nga Klodian Tomorri, gazetar

Fatmirësisht Shqipëria dhe gjithë Europa patën dy muaj kohë për t’u përgatitur për koronavirusin. Fatkeqësisht Europa dhe Shqipëria dështuan të ndalnin epideminë.

Ky është një moment i vështirë për të gjithë, por jo pa zgjidhje. Shembulli se si bota mund të triumfojë mbi koronavirusin vjen nga vatra ku ai shpërtheu, Kina dhe Korea. Dhe të dy këto modele suksesi kanë një të përbashkët, parandalimin.

Në Kinë epidemia u vu nën kontroll dhe tani rastet e reja po shkojnë drejt zeros. Modeli i suksesit kinez është dora e hekurt, që forcoi karantinën më të madhe në historinë e njerëzimit. Edhe sot, instrumenti më i mirë që ka njerëzimi për të parandaluar epidemitë masive mbetet ai i cili ka ekzistuar që nga mesjeta, pra karantina. Dhe Kina e dëshmoi se karantinat funksionojnë gjithmonë.

Lexoni: Koronavirus në Shqipëri. IDS angazhon 1000 punonjës nga shtëpia

Modeli i dytë i suksesit është Korea e Jugut, një tjetër vend, i cili po e vë me sukses nën kontroll epideminë. Modeli korean është ai i testimit me shpejtësi të pacientëve përmes metodave inovative. Sa më shpejt zbulohen të infektuarit aq më shumë mundësi ka të ndalet zinxhiri i infektimit.

Qeveria koreane nxorri grupet mjekësore të testonin pacientët në rrugë. Deri tani Korea e Jugut ka kryer mbi 200 mijë testime për koronavirus-in dhe falë kësaj arritën të zbulojnë dhe izolojnë në kohë të infektuarit duke ngadalësuar përhapjen e epidemisë.

Emergjencat e shëndetit publik kërkojnë qeverisje me dorë të hekurt. Shëndeti i popullatës nuk mund të lihet në mëshirën e karantinave vullnetare, siç eksperimentoi qeveria shqiptare dhe ato të Europes.

Qeveria duhet të forcojë urgjentisht masat ndëshkuese. Thyerja e karantinës duhet te jetë vepër penale, e cila të dënohet automatikisht me burg. Dënimi me gjobë i dikujt që kërcënon shëndetin e mijëra të tjerëve është çmenduri.

Bizneset që kanë numër të madh punonjësish duhen detyruar me ligj t’i shpërndajnë ata dhe të shfrytëzojnë punën nga shtëpia. Grumbullimet e njerëzve duhen ndaluar me ligj, ndërsa zërat e injorancës, që relativizojnë epideminë duhen refuzuar dhe madje dënuar sepse i bëjnë qytetarët që të mos marrin masat e duhura. Kjo ishte ajo që ndodhi në Itali.

Paralelisht duhet të shikohet mundësia që një pjesë e punonjësve shtetërorë, të paktën ata që nuk lidhen me aktivitetet e emergjencës të lihen pushim.

Ministria e Shëndetësisë duhet të jetë më agresive në testimin e pacientëve, pavarësisht kostove. Në emergjencat shendetësore, buxheti shkon automatikisht në funksion të mbrojtjes së shëndetit të popullatës.

Qeverisja me dorë të hekurt është rruga më e mirë për të mos lejuar panik. Kur qytetarët shohin se shteti po vepron me vendosmëri për të vënë nën kontroll situatën ndihen më të sigurt dhe nuk i dorëzohen panikut. Paniku nuk përmbahet duhet zbukuruar të verteten. Përkundrazi, fshehja apo zbukurimi i të vërtetës dhe relativizimi i saj krijon efektin e kundërt.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0