Bëhuni pjesë e hakatonit: Hack the Crisis Albania

Bëhuni pjesë e hakatonit: Hack the Crisis Albania


Hack the Crisis Albania është një hakaton online, në të cilin pjesëmarrësit do të paraqesin zgjidhje për krizën më të madhe të jetës tonë, që po ndikon të gjithë botën, pandeminë e koronavirusit.

Si do ta ndihmojmë shoqërinë shqiptare ta kapërcejë këtë situatë? Kjo është një thirrje për veprim për të gjithë ata, që dëshirojnë të bëhen pjesë e sfidës. Duke filluar nga dita e premte, 3 prill, ora 17:00, pjesëmarrësit do të zhvillojnë për 48 orë idetë, që janë të aplikueshme/ mund të kthehen në ‘prototip’, dhe të cilat mund të ndihmojnë në zgjidhjen e krizës apo në trajtimin e pasojave të saj.

Idetë mund të lidhen me slogane/ qëllime si:
– shpëtoni jetë,
– ndihmoni komunitetet,
– ndihmoni sipërmarrjet.

Pjesëmarrësit e hakatonit do të mbështeten nga një skuadër mentorësh dhe idetë fituese do të marrin çmime dhe ndihmë të mëtejshme nga organizatorët, për të implementuar idenë apo produktin.

Si mund të bëheni pjesë  nismës?

Aplikoni individualisht ose në skuadër deri në 2 prill 2020, ora 23:59.

Për ekipet:
Ndërtoni një ekip dhe krijoni një ide! Në rastin ideal, ekipi juaj duhet të jetë “i ekuilibruar”, me pjesëtarë në role të ndryshme si programues, projektues, menaxher projekti/ udhëheqës i ekipit, vizionari, por edhe sipërmarrësi, në mënyrë që zgjidhja të konceptohet dhe të prezantohet në 48 orë! Ideja juaj mund të bazohet në një zgjidhje ekzistuese që ju e adaptoni për këtë situatë. Ekipet mund të aplikojnë duke klikuar këtu.

Për individët:
Ju gjithashtu mund të merrni pjesë si një individ/ person i vetëm. Organizatorët do t’ju ndihmojnë të gjeni ekipin/ idenë për t’ju bashkuar. Individët duhet të klikojnë këtu, për të paraqitur kërkesën e tyre.

Pasi të keni dërguar informacionin tuaj, thjesht rezervoni fundjavën e 3-5 prillit, në kalendarin tuaj dhe bëhuni gati të merrni pjesë në hakaton!
Të gjithë informacionin e nevojshëm mbi procesin e hakatonit, do ta merrni nëpërmjet adresës suaj të email-it.

Iniciativa “Hack the Crisis Albania”, është pjesë e lëvizjes ndërkombëtare “Hack the Crisis” nisur nga Garage48, Accelerate Estonia dhe i gjithë komuniteti i start-upeve në Estoni, në mars 2020.

Organizatorët janë të hapur për partneritete dhe mentorë për t’iu bashkuar nismës. Nëse jeni të interesuar t’i mbështesni në rolin e mentorit, mos ngurroni t’i kontaktoni.

Më shumë informacione mbi hakatonin mund të lexoni këtu.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0