EU for Innovation, Ndërhyrje për krizat e Startup-eve në Shqipëri

EU for Innovation, Ndërhyrje për krizat e Startup-eve në Shqipëri


Për çfarë është kjo ndërhyrje?

Për shkak të situatës Covid-19, startup-et, ashtu si ndërmarrjet dhe organizatat e tjera, po përballen me sfida dhe pengesa të mëdha. Me qëllim zbutjen e dhimbjes, pasigurisë dhe mbështetjes së tyre për të kapërcyer dhe punuar gjatë kësaj krize, një ndërhyrje e re mbështetëse u planifikua nga EU for Innovation.

EU for Innovation do të organizojë konsulta një-për –një në distancë përmes Zoom, ku startup-et  dhe ISO-t mund të diskutojnë sfidat e tyre për shkak të zhvillimeve të fundit në lidhje me Covid-19 dhe përmes mbështetjes së ekspertit ndërkombëtar Jules Banning, ata do të gjejnë zgjidhje të mundshme së bashku.

Lexoni: Edi Rama: Nga e hëna do të dalë vetëm një person nga familja

Si funksionon?

Të gjitha takimet midis ekspertit dhe pjesëmarrësve do të bëhen përmes Zoom dhe të gjithë të interesuarit mund të prenotojnë një takim në website-n e EU for Innovation. Çdo takim do të zgjasë deri në një orë. Do të zhvillohen deri në 4 takime në ditë, tre herë në javë (e hënë-e mërkurë-e premte).

Eksperti fillimisht do të kryejë takime bilaterale me startup-et dhe ISO-t, në mënyrë që të kuptojë problemet e tyre dhe gjithashtu t’i udhëzojë dhe t’i ndihmojë ata të orientojnë mendimet drejt zgjidhjeve.

Lexoni: Ministria e Jashtme: Javën e ardhme do të nisin misionet e fluturimit për riatdhesimin e shqiptarëve

Pasi të kuptohet një pamje më e qartë e situatës dhe sfidave të pjesëmarrësve, do të organizohen mini-workshope për grupe të ndryshme, bazuar në nevojat e tyre. Për të bërë një strukturim të problemeve dhe sfidave me të cilat përballen startup-et dhe ISO-t, do t’ju kërkohet të plotësoni një survey në internet, i cili do t’i ndihmojë organizatorët në zhvillimin e seminareve, që synojnë nevojat tuaja gjatë kësaj ndërhyrjeje ose më gjerë.

Çdo konsultim një-për-një do të përqendrohet në:

  • Dëgjimi i problemeve të startup-eve dhe ISO-ve.
  • Ndërrimi i mendësisë – Përqendrimi në zgjidhje dhe jo në robleme.
  • Ndihmë për ta parë krizën si një mundësi
  • Bisedime motivuese
  • Si mund ta mbështesim njëri-tjetrin si një komunitet dhe në ekosistem
  • Seanca brainstorming
  • Trajnime Pitch (Pitching virtual)

Workshop-e: Bazuar në nevojat e startup-eve dhe ISO-ve, tematikat e mini-workshopeve do të zhvillohen në distancë.

Për të rezervuar takimin tuaj dhe për më shumë informacion, vizitoni website-n e EU for Innovation.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0