Çfarë tregon për karakterin tuaj stina në të cilën keni lindur?

Çfarë tregon për karakterin tuaj stina në të cilën keni lindur?


Ashtu si stinët e vitit, edhe ne kemi cilësi unike që na dallojnë nga njëri-tjetri. Stina në të cilën ke lindur, mund të ndikojë edhe në cilësitë e personalitetit tënd.

Personat e lindur në Pranverë

I dëgjoni me dashuri personat e dashur për ju. Ju pëlqen ta bëni botën më të bukur me veprimet tuaja. Personaliteti juaj është shumë i pëlqyer prej të tjerëve dhe i bën zemrat e tyre të buzëqeshin. Jeni persona me këmbë në tokë, arsye kjo se pse bëni shpesh shoqëri të reja dhe nuk zhgënjeheni lehtë në jetë.

Personat e lindur në Verë

Jeni persona të pavarur dhe keni aftësinë të zgjidhni çdo problem. Cilësia kryesore e karakterit tuaj është kreativiteti. Jeni persona të ndershëm dhe nuk do i gënjenit kurrë të afërmit tuaj. Shpërndani ndjesi pozitive në çdo ambient, në të cilin shkelni. Personat përreth pëlqejnë shumë ta kalojnë kohën me ju, sepse kohën me ju e shohin kohë të shpenzuar në mënyrë të vlefshme.

Personat e lindur në Vjeshtë

Mendoheni shumë, përpara se të vendosni për diçka. I mbani sytë hapur dhe jeni në gjendje të zbuloni këdo që po gënjen. I pëlqeni shumë bisedat me të dashurit tuaj dhe me ta doni të ndani gjithçka, qoftë edhe ngjarjet jo shumë të këndshme. Të gjithëve ju pëlqen fakti që jeni mendjehapur. Keni kaluar nëpër shumë gjëra në jetën tuaj, ndaj jeni përherë në gjendje të jepni këshillat e duhura.

Personat e lindur në Dimër

E keni shumë të vështirë t’i mohoni një nder dikujt. Nuk ju pëlqen të jeni në qendër të vëmendjes, por dëshironi shumë që të tjerët të bien dakord me mendimet tuaja. Pasi hapeni me dikë për sekretet tuaja, ju nuk keni për ta lënë më atë person. Jepni gjithnjë 100% nga vetja dhe shumë personave të tjerë u pëlqen që jeni të veçantë dhe ju konsiderojnë si miqtë e tyre më të mirë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0