Dhuratat që mund ti bëni kolegëve për festat e fundvitit

Dhuratat që mund ti bëni kolegëve për festat e fundvitit


Kohën më të madhe ju e kaloni me këta njerëz, por kjo nuk do të thotë që e keni të lehtë të zgjidhni dhuratën e duhur për ta.

BusinessMag ka renditur për ju disa dhurata të thjeshta që mund t’ju largojnë stresin e pazareve të fundvitit.

Bimët shtojnë gjallërinë në zyrë.

Studimet e shumta tregojnë se punonjësit performojnë më mirë kur janë të rrethuar nga bimët në ambjentin e punës.

Shënimet gjithmonë janë të rëndësishme.

Pavarësisht profesionit, shënimet janë të rëndësishme për të organizuar çdo detyrë. Një ose disa blloqe shënimesh do të ishin një dhuratë e mirë për kolegët tuaj.

 

Mbajini kolegët të hidratuar.

Quajeni modeste, por një shishe hermetike do të ishte një dhuratë e shkëlqyer. Gjithashtu ajo mban një sasi të madhe uji dhe në këtë mënyrë ju kontribuoni në hidratimin e kolegut tuaj.

 

Shtojini pak intrigë kafes së mëngjesit.

Ky filxhan besoj nuk ka nevojë për koment…

Kufjet janë dhurata që të gjithë pëlqejnë.

Kjo dhuratë nuk do t’ju lërë në baltë. Nëse punoni përpara një kompjuteri, kufjet ju ndihmojnë të “arratiseni” për pak nga ambjenti i zyrës ku ndodheni. Muzika eleminon shpërqëndrimet e ndryshme dhe ju argëton në të njëjtën kohë.

Kush mund ti thotë jo një shisheje me verë?

Për festat e fundvitit, pak alkool nuk bën dëm e sidomos kur të vjen dhuratë nga një kolegë i dashur. E vjetër ose jo, e bardhë apo e kuqe, këtë dhuratë nuk do ta refuzonte askush.

Dhuratat e bëra me dashuri janë ato që vlerësohen më shumë.

Nuk ju duhet të shpenzoni sasi të mëdha parash për të treguar vlerësimin tuaj. Nëse keni talent në gatim, gjeni kohë të përgatisni disa biskota apo ëmbëlsira. Në të kundërt, nëse dhurata është nga ato të minutave të fundit mund të blini disa ëmbëlsira (Panettone), që të ëmbëlsoni stomakun e kolegut tuaj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0