Zanco T1 po vjen në treg si një mikro telefon i adhurueshëm, siç nuk mund të keni parë asnjëherë më parë.
Nuk e dimë kujt mund t’i shërbej, por do të ishte një pjesë e bukur e koleksionit tuaj të telefonëve. Ky është telefoni më i vogël në botë:
Ky është Zanco tiny T1, telefoni funksional më i vogël në botë.
Ai mund të bëj telefonata dhe madje të dërgoj mesazhe.
Më pak se 5 cm i gjatë, T1 përshtatet me pëllëmbën tuaj të dorës.
T1 është katër herë më i vogël se një iPhone, por 10,000 herë më i bukur. Zanco t1 ofron lidhjet si 2G, Bluetooth dhe Micro-USB.
Zanco aktualisht është shitet me një ofertë Super Early Bird duke filluar nga 30 euro. Telefoni do të transportohet në shumicën e vendeve të botës dhe kjo mendohet të ndodh në maj 2018.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto


