Princ Leka pret në Pallatin Mbretëror fëmijët e kopshtit 'Princi i Lumtur'

Princ Leka pret në Pallatin Mbretëror fëmijët e kopshtit ‘Princi i Lumtur’


Në kopshtin “Princi i Lumtur” ëndrrat bëhen realitet. Jo më larg se këtë javë, fëmijët e këtij kopshti, ishin vizitorët e vegjël të shtëpisë mbretërore. Deri dje, ata princin dhe princeshën i kishin takuar vetëm në përralla, por Edlina Bano Losha, drejtoresha e kopshtit e bëri realitet ëndrrën e tyre.

“Ideja erdhi nga një prind në kopësht dhe e miratova me shumë dashuri dhe pa hezituar”,– thotë Eda, për BusinessMag.al. Ëndrra e tyre ishte të shkonin ta takonin princin dhe princeshën në Pallatin Mbretëror! Të zbukuronin bredhin e Krishtlindjeve tek salloni i madh… të hanin kekun dhe ëmbëlsirat e festës… dhe të dëgjonin me veshët e tyre për librin që Princeshë Elia ka shkruar për familjen mbretërore…. Falë shokut të tyre Johan dhe mamit të tij Ledia, takimi me Princeshën Elia nuk mbeti më një ëndërr!”

Një emocion i pa përshkrueshëm është vizita tek Princ Leka i këtyre fèmijëve të vegjël që edhe sjelljen e bënë të denjë për vendin ku kishin shkuar. Edhe pse gjendeshin në një pallat mbretëror, ende nuk e besonin dot që ishin aty, pikërisht në vendin ku kishin lexuar vetëm në përralla.

Mikpritja që karakterizonte shtëpinë e princit dhe princeshës ishte aq e madhe, saqë fëmijët u ndjenë njëlloj si në shtëpinë e tyre. Teksa Eda rrëfen për këtë moment kaq të bukur, nuk harron të theksojë thjeshtësinë e Elias dhe Lekës. të cilët shtëpinë e tyre e kishin mbushur me kaq shumë dashuri.

Lexo: Edlina Bano Losha: Ja pse fëmijët duhet të shkojnë në kopshte edhe kur bie tërmet

Një moment shumë i bukur ishte ai kur Elia u vendosi kurora vajzave, e ndërsa Princ Leka dekoroi djemtë me një medalje simbolike, e cila kishte stemën e Skëndërbeut. Të mbledhur rreth oxhakut, Elia lexoi edhe librin e saj kushtuar familjes mbretërore.

“Ishte aq e vërtetë. Në çdo veprim të sajin ajo është unike, fëmijët e adhuruan që në takimin e parë”, thotë ajo.

Por, fëmijët e kopshtit “Princi i Lumtur” nuk shkuan duarbosh. Ata me vete kishin dhuratat e tyre modeste të bëra me aq shumë dashuri. Elia këto dhurata i vendosi në pemën e shtëpisë, duke treguar një shenjë të madhe mirënjohje për vizitorët e vegjël.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0