Samsung shet për 5 minuta të gjitha njësitë e Galaxy Fold

Samsung shet për 5 minuta të gjitha njësitë e Galaxy Fold


Prodhuesi korean lançoi zyrtarisht Galaxy Fold në Kinë të premten.

Kina është vendi i 24-të ku Galaxy Fold ka debutuar në treg, duke u shitur për 2,293 dollarë.

Për krahasim, Huawei Mate X, i lançuar në datën 23 tetor, është i pajisur me rrjet 5G dhe është vetëm rreth 100 dollarë më i shtrenjtë, me çmim 2.400 dollarë.

Pretendohet se porosia fillestare që Samsung përgatiti për Kinën është rreth 20,000 njësi.

Zyrtarët e industrisë mobile pohojnë se Samsung shiti tërë stokun që kishte në dispozicion për njësitë Galaxy Fold.

Njëri ndër shitësit më të mëdhenj të Kinës Jingdong.com, tha që Galaxy Fold u shit për dy sekonda, ndërsa Samsung konfirmoi që të gjitha njësitë u shitën për pesë minuta.

KoreaHerald

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0