Grupi Balfin, Bankers dhe Salillari dhurojnë mbi 3 milionë euro së bashku - Business Magazine Albania

Grupi Balfin, Bankers dhe Salillari dhurojnë mbi 3 milionë euro së bashku


Numri i sipërmarrjeve që po përfshihet me mbështetje të konsiderueshme në rekuperimin e dëmeve të tërmetit, po shtohet. Presidenti i Grupit Balfin, Z. Samir Mane dhuroi 1.2 milionë euro për të dëmtuarit.

Kompania e ndërtimit Salillari dhe ajo e nxjerrjes së naftës Bankers dhuruan po ashtu 1 milion euro dhe 1 milion dollarë.

Më parë edhe sipërmarrësi Behxhet Pacolli dhuroi 1 milion euro dhe sipërmarrësi Shefqet Kastrati 1.5 milionë euro.

Në njoftimin e Grupit Balfin bëhet e ditur se ndihmat do të vijojnë çdo ditë. Sipas përfaqësuesve të grupit, kompanitë e Grupit Balfin, si SPAR AlbaniaNeptun AlbaniaJumbo Albania, etj, jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të Kosovës, Maqedonisë, Bosnjes, e kështu me radhë, që në ditën e parë, u kanë qendruar pranë banorëve të pastrehë, duke u ardhur në ndihmë me mjetet e nevojshme dhe bazën ushqimore.

Kjo mbështetje u bashkohet mbështetjes së mijëra banorëve dhe dhjetëra organizatave që po operojnë në terren me shpërndarje ushqimesh e bazë materiale.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0