A kam nevojë për një linjë kredie për biznesin tim?
Çdo biznes ka nevojë për një rrjet sigurie, por jo të gjitha bizneset mund t’a përballojnë këtë. Nëse keni një nga ato kompani, provoni të merrni një linjë kreditore nga një bankë si një metodë sigurimi për biznesin tuaj. Edhe nëse nuk keni plane të menjëhershme për të përdorur linjën e kreditit, është e domosdoshme për ditët me shi ose nëse biznesi juaj merret me sezonalitetin. Askush nuk ka dëshirë të jetë në një pozicion, ku të jetë i shtrënguar nga kreditë e shtrenjta. Linjat e kredisë më së miri duhet të përdoren vetëm për të mbuluar shpenzimet afatshkurtra, të cilat ju mund t’i paguani brenda një kohe të arsyeshme.
Lexo: 3 Mënyra për të marrë financimin që ju nevojitet për fillimin e biznesit tuaj
Marrja e një huaje nëpërmjet një banke do kohë. A mund t’a bëj online më shpejt?
Duke siguruar një hua në internet, ju do të keni gjithmonë pengesa në biznesin tuaj. Kjo ndikon në aftësinë tuaj për të rifinancuar dhe krijon presion të konsiderueshëm të rrjedhës së parasë, sepse shlyerja juaj mujore do të jetë e lartë për shkak të normave të interesit “të tepruara”. Shumë huadhënës online janë më pak të qëndrueshëm se bankat tradicionale, ndaj ekziston mundësia, e goditjeve të biznesit. Mos harroni se huadhënësit në internet nuk janë gjithmonë subjekt i autoriteteve të njëjta rregullatore si bankat. Gjithashtu, kushtet e kredisë do të jenë më pak të favorshme, madje do të merrni pak ose aspak këshillim nga huadhënësi. Me shumë gjasa do të keni nevojë për kredi të mirë personale dhe biznesi, për të mos përmendur këtu që do të nevojiten disa vite përvojë në biznes, për të miratuar hua.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.