Ja çfarë nuk duhet të thoni asnjëherë në një intervistë pune - Business Magazine Albania

Ja çfarë nuk duhet të thoni asnjëherë në një intervistë pune


Këtu janë 12 shprehje në një intervistë pune që mund t’ju diskualifikojnë automatikisht vetëm nëse jeni shumë me fat:

‘Çfarë bën kompania juaj?’

Pyetje si kjo do t’ju bëjnë të dukeni sikur as nuk ju intereson për të bërë një kërkim të thjeshtë në Google. Bëni një studim të vogël si për kompaninë ashtu edhe për intervistuesin tuaj.

‘A jeni i/e martuar? / etj.

Asnjëherë mos i bëni intervistuesit ndonjë pyetje personale – ose diçka që mund të jetë ofenduese.

Sharjet.

Të gjithë shajnë. Sidoqoftë, është më mirë të përmbaheni nga marrëzitë në intervistat e punës.

Çdo gjë fyese, seksiste, raciste, etj.

Një intervistë pune nuk është vendi për të treguar sensin tuaj të humorit. Qëndroni larg temave që mund ta bëjnë intervistuesin të ndihet në siklet, nëse është e mundur.

“E dua punën tuaj”

Përqendrohuni më pak në punën që ata bëjnë, dhe më shumë në atë për të cilin jeni duke u intervistuar.

Çdo gjë që tregon se kjo kompani e caktuar nuk është zgjedhja juaj kryesore

Edhe nëse nuk e imagjinoni dot veten duke qëndruar shumë gjatë në atë kompani, është e rëndësishme të mos e shprehni. Mos e bëni intervistuesin të ndjehet sikur nuk e vlerësoni kompaninë e tyre.

Çdo gjë që duket kërcënuese

Shmangni çdo fjali që fillon me “Unë duhet ta fitoj këtë vend punë, ose …”

Kur e gënjeni intervistuesin juaj

Mos gënjeni. Nëse gënjeshtra juaj kuptohet, do të diskualifikoheni. Nëse nuk është kështu, do të zbuloheni më vonë. Kur intervistoheni për një vend pune, ndershmëria është gjithmonë strategjia më e mirë.

Mos e bëni intervistuesin me faj

Asnjë intervistues profesionist nuk do t’i lejojë vetes të jenë t’ju ofrojnë një punë nga ndjenja e fajit. Atyre me siguri nuk u intereson se sa shumë keni nevojë për këtë vend pune. Përqendrohuni vetëm në kualifikimet tuaja dhe në atë që mund të bëni për kompaninë.

“A doni të dalim për darkë?

Mos flirto me intervistuesin tënd.

Do ta them përsëri – mos flirto me intervistuesin tënd. Edhe nëse jeni aq të sigurt se mund ta fitoni këtë vend pune përmes joshjes, prapë kjo taktikë ka të ngjarë të përfundojë keq.

‘Për çfarë pozite po intervistohem?’

Pse keni shkuar për të bërë intervistën nëse nuk e dini se për çfarë po intervistoheni?

“Unë e di që nuk jam personi më i kualifikuar, por …”

Nëse e thoni këtë, përgjigjja e duhur nga intervistuesi është: “Oh, nuk je? Mirupafshim atëherë”.

Është e qartë që intervistuesi mendon se ju jeni mjaft i kualifikuar për të biseduar. Prandaj ndaloni vetë-zhvlerësimin. Nuk është freskuese. Kjo ju bën të tingëlloni si një njeri i trishtuar, dhe intervistuesi do të vazhdojë të intervistojë tek dikush që mendon se është personi më i kualifikuar.

BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0