Të mërkurën, Komisioni Irlandez për Mbrojtjen e të Dhënave, i cili kryeson në mbikëqyrjen e Facebook-ut në Europë, tha se ishte duke e shqyrtuar aktivitetin e Facebook-ut për shkelje të mundshme të privatësisë së Bashkimit Europian.
Facebook e konfirmoi se ka qenë duke transkriptuar audio-në e përdoruesve dhe tha se nuk do ta bëjë më këtë, pas diskutimit me kompanitë tjera. “Ashtu si Apple dhe Google, ne e ndalëm transkriptimin e audios më shumë se një javë më parë,” tha kompania të Martën.
Kompanitë e mëdha të teknologjisë, duke përfshirë Amazon.com Inc. dhe Apple Inc., janë akuzuar për grumbullimin e të dhënave në audio nga pajisjet e konsumatorëve, një praktikë për të cilën kritikët thonë se cenon privatësinë. Bloomberg raportoi për herë të parë në Prill që Amazon kishte një ekip me mijëra punëtorë në të gjithë botën që dëgjonin kërkesat e konsumatorëve në audio në Alexa me qëllim të përmirësimit të softuerit, dhe se një praktikë e ngjashme si e Facebook-ut për cenimin e të dhënave u përdor edhe nga Apple me asistentin Siri, dhe nga Google me Alphabet-in. Apple dhe Google që atëherë kanë thënë se nuk janë më të përfshirë në këtë praktikë.
Gjigandi i rrjeteve sociale, i cili sapo pagoi një gjobë prej 5 miliardë dollarësh me Komisionin Federal të Tregtisë së Sh.B.A-ve, pas një hetimi të praktikave të tij të intimitetit, ka mohuar prej kohësh se mbledh material në audio nga përdoruesit për ta përdorur atë për reklama ose për të përcaktuar se çka do të shohin njerëzit në burimet e tyre të lajmeve. Shefi Ekzekutiv Mark Zuckerberg e mohoi akuzën direkt gjatë dëshmisë në Kongres.
Facebook filloi për herë të parë të lejojë përdoruesit e Messenger-it të transkriptojnë zërin e tyre në vitin 2015. “Ne jemi gjithmonë duke punuar për ta bërë Messenger-in më të dobishëm,” ka thënë David Marcus, ekzekutivi përgjegjës për shërbimin në atë kohë, në një postim në Facebook.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.