Gjigjanti i Kinës Alibaba sapo ka hapuar një dyqan të ri në Europë - Business Magazine Albania

Gjigjanti i Kinës Alibaba sapo ka hapuar një dyqan të ri në Europë


Ndërmarrja më e madhe e blerjeve në internet në Kinë është duke rritur praninë e saj jashtë vendit.

Të Dielën, gjigandi i shitjeve me pakicë Alibaba, hapi dyqanin e parë europian në Madrid, Spanjë. Dyqani i ri funksionon si një sallë ekspozite, ku blerësit mund të vijnë, të shfletojnë dhe provojnë shumëllojshmërinë e produkteve dhe pastaj t’i blejnë ato në internet.

Salla e ekspozitës do të shfaqë më shumë se 1.000 produkte nga 60 marka.

Kjo lëvizje në Europë është e gjitha pjesë e planit madhështor të Alibaba për të rritur pjesën e saj të tregut global dhe për të mposhtur Amazon, e cila zotëron të ardhura vjetore katër herë më të mëdha.

Përdërisa Alibaba zë 56% të pjesës së tregut në Kinë dhe baza e saj e përdoruesve po rritet me një ritëm të shpejtë – 674 milion njerëz në mënyrë aktive bëjnë blerje në platformën e saj çdo vit dhe ajo shtoi 121 milion përdorues aktivë në tremujorin e fundit – ende ka një mënyrë për të konkurruar me Amazon ndërkombëtarisht.

Alibaba nuk ka nëndegë të saj vetëm në Europë. Kompania ka bërë gjithashtu një shtytje për të rritur pjesën më të madhe të biznesit të saj në SHBA, e cila është bërë në platformën Alibaba.com.

“Kina ka qenë për një kohë të gjatë burim i frikshëm i një cilësie të mirë me produkte relativisht të lira”, tha Michael Evans, presidenti i Alibaba Group, në zyrën e Alibaba në New York City në muajin Korrik. “Sot ne po krijojmë aftësinë që bizneset e vogla dhe shitësit me shumicë në Shtetet e Bashkuara dhe tregtojnë me njëri-tjetrin dhe për bizneset e vogla t’i shesin produktet e tyre në të gjithë botën”.

Programi i saj i zgjeruar është krijuar për t’u dhënë 30 milionë prodhuesve amerikanë qasje në burime që ndihmojnë në krijimin e vendeve të tyre të tregtisë në Alibaba.com, si dhe të ndërtojnë fushata dixhitale të marketingut.

Sipas Evans, strategjia e saj nuk është të bëjë atë që bën Amazon, por të shkojë atje ku nuk është duke u përqendruar, në rritjen e platformës së saj me shumicë në SHBA.

“Është në thelb të marrim markat e shkëlqyera amerikane dhe t’ia shesim produktet e tyre konsumatorit kinez në platformën tonë që i do produktet amerikane. Ne kemi qenë fenomenalisht të suksesshëm me këtë”, tha Evans.

BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0