Si e ndërtoi ky sipërmarrës biznesin e tij multi-milionë dollarësh duke u përqëndruar në këto tre strategji - Business Magazine Albania

Si e ndërtoi ky sipërmarrës biznesin e tij multi-milionë dollarësh duke u përqëndruar në këto tre strategji


Brandon Poulin, CEO dhe bashkë-themelues i LadyBoss, është duke gjeneruar miliona në të ardhura vjetore me biznesin e tij. Këtu janë tre strategji që e ndihmuan atë të ketë sukses.

  1. Jini emocional me klientët, jo për numrat tuaj

Një nga këshillat kyçe të Poulin-it për sipërmarrësit që duan të rritin ndikimin e kompanive të tyre është përmbajtja nga emocionet në të gjitha aspektet e biznesit, me përjashtim të njërit: me klientët. “Të vetmit që ju duhet t’i trajtoni emocionalisht në biznesin tuaj janë klientët”, thotë ai. “Për gjithçka tjetër, s’kanë çfarë ju duhen emocionet”. Shumë sipërmarrës bëhen emocionalë për gjëra të gabuara, për numra apo të dhëna. Në vend të kësaj, Poulin thotë se ju duhet të shihni numrat si fakte dhe t’i lini të udhëheqin vendimet tuaja por largoni emocionet prej tyre. Në aspektet ku emocionet mund t’ju lëndojnë, ato edhe mund t’ju ndihmojnë në disa të tjera.

“Duhet të jeni shumë të shtyrë nga të dhënat, [përveçse] kur bëhet fjalë për klientët tuaj … duke e kuptuar mënyrën e tyre të të menduarit dhe se si ndihen”.

Kjo është diçka që Brandon e njeh shumë mirë. Nga klientët e parë fillestarë tek pothuajse klienti i tyre i 200,000, LadyBoss ja ka dalë shumë mirë kur bëhet fjalë për të kuptuar dhe përvetësuar nevojat e klientëve të tyre.

  1. Udhëheqni duke u bazuar në të dhëna

Poulin thotë se udhëheqja duke u bazuar në të dhëna e ka ndihmuar të zgjerojë kompaninë e tij. “Ka kaq shumë vendime që duhet të merrni si një sipërmarrës,” thotë Poulin, “dhe kur i përdorni numrat si pikë reference… nuk mund të humbisni sepse numrat nuk gënjejnë”.

  1. Investoni te njerëzit

Kur Brandon dhe Kaelin Poulin filluan LadyBoss, ata po i bënin vetë të gjitha punët në kompani. Përfundimisht, ata filluan të shfrytëzojnë më shumë kohën e tyre duke punësuar një asistent ekzekutiv. Dhe pastaj një anëtar tjetër të ekipit, derisa ekipi i tyre u rrit në më shumë se 70 vetë.

Këshilla e Brandon për çdo sipërmarrës që është duke ja filluar është të kuptoni se ku po shpenzoni kohën tuaj dhe çfarë detyrash mund t’ia caktoni dikujt tjetër. Pastaj mund të lironi më shumë kohë për të punuar në anën strategjike të biznesit tuaj. Natyrisht, nuk ka ndonjë formulë magjike për të rritur një biznes. Por siç sugjeron Brandon, ka fusha që ju mund t’i jepni prioritet për t’ju ndihmuar të rriteni më shpejt. Gjithçka varet nga ndërtimi i ekipit, udhëheqje me të dhëna, dhe duke qenë emocional me klientët tuaj.

Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0