Lidhur me arsyet e këtij vendimi Haradinaj tha se ka marrë thirrje për t’u marrë në pyetje nga Gjykata Speciale si i dyshuar.
I emocionuar, Haradinaj shprehet se nuk mund të merret në pyetje nga Gjykata Speciale përderisa mban postin e kryeministrit.
Në deklaratën e tij në Facebook ai thotë se pavarësisht dorëheqjes së tij, taksa 100% ndaj Serbisë mbetet.
“Pas kësaj dorëheqje mandatin ia kthej popullit. Ju jeni të parët që ju informoj se qeveria e vendit vazhdon të kryejë funksionet e veta pa krijuar vakum. Do t’i informoj zyrtarisht të gjitha institucionet relevante dhe do t’i mbetem gjithnjë besnik atdheut. Ishte nder t’i shërbej vendit, dorëheqja është e parevokueshme”, ka thënë ai.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.