Etiopia mbjell mbi 350 milionë pemë në 12 orë - Business Magazine Albania

Etiopia mbjell mbi 350 milionë pemë në 12 orë


Etiopia mbolli mbi 350 milionë pemë në 12 orë. Ky është një rekord botëror dhe vjen si pjesë e fushatës së ripyllëzimit “Trashëgimia e gjelbër”. Nisma është marrë nga kryeministri i vendit Abiy Ahmed.

Në të gjithë vendin, miliona banorë të Etiopisë ishin të ftuar të merrnin pjesë në këtë sfidë dhe brenda gjashtë orëve të para, Ahmed tha në Twitter se ishin mbjellë rreth 150 milionë pemë. “Ne jemi në gjysmën e qëllimit tonë” tha ai ndërsa inkurajoi për një vrull të ri në orët e mbetura.

Pas 12 orësh kryeministri njoftoi përsëri në Twitter se Etiopia jo vetëm që përmbushi “qëllimin e saj kolektiv GreenLegacy”, por e tejkaloi atë.

Në vitin 2017, India vendosi rekordin botëror, kur rreth 1.5 milionë vullnetarë mbollën 66 milionë në 12 orë.

Për gjithë sezonin synimi i Etiopisë është edhe më i madh. Fushata kombëtare për mbjelljen e pemëve synon mbjelljen e 4 miliardë pemëve gjatë “sezonit të shirave”,  ​​midis majit dhe tetorit.

Etiopia po vuan nga efektet e krizës klimatike, me dobësimin e tokës, erozionin, shpyllëzimin, thatësirat e përsëritura dhe përmbytjet. 80% e popullsisë së Etiopisë varet nga bujqësia si mjet jetese.

Një studim i kohëve të fundit vlerëson se rigjallërimi i pyjeve të humbura në botë mund të largojë dy të tretat e gjithë dioksidit të karbonit në atmosferë.

Studimi, i realizuar nga studiues në universitetin zviceran ETH Zyrih, llogariti që riktimi i pyjeve të degraduara në të gjithë botën mund të përthithë rreth 205 miliardë ton karbon në total. Emetimet globale të karbonit janë rreth 10 miliardë ton në vit.

 

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0