Koleksionistët e mbeturinave në Turqi hapin bibliotekë me libra të hedhur - Business Magazine Albania

Koleksionistët e mbeturinave në Turqi hapin bibliotekë me libra të hedhur


Ekziston një thënie: “Plehrat e një njeriu janë thesari i një tjetri”. Koleksionistët e mbetjeve në Turqi e kanë marrë seriozisht këtë thënie. Në kryeqytetin e vendit, në Ankara, ata kanë hapur një bibliotekë të përbërë nga libra të hedhur.

Meqenëse fjala për këtë bibliotekë është përhapur, njerëzit kanë filluar t’i dhurojnë librat e tyre të padëshiruar për këtë kauzë. Biblioteka fillimisht kishte për qëllim të përdorej vetëm nga punonjësit dhe familjet e tyre, por me rritjen e interesimit të njerëzve, ajo tani zyrtarisht është hapur për publikun.

Biblioteka, e organizuar në një ish-fabrikë tullash, tani përmban mbi 25,000 vepra letrare dhe artistike, të renditura në 17 kategori. Është një vend i mirë për punëtorët e kanalizimeve të distriktit Çankaya të Ankarasë për të bërë një pushim.

Pas suksesit të bibliotekës, punëtorët kanë konvertuar një kamion të vjetër në një bibliotekë të vogël për të sjellë libra që i kanë grumbulluar në shkollat ​​aty pranë dhe në biblioteka të tjera të rretheve.

/BusinessInsider.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0