Prej mesit të muajit qershor, në vend të pezullimit të patentës mund penalizoheni me dyfishim të gjobës në rast shkelje të rregullave të qarkullimit.
Drejtues të Drejtorisë së Qarkullimit rrugor thonë se, “ky ndryshim u vjen në ndihmë drejtuesve të automjeteve që nuk janë shqiptarë, të cilëve bllokimi i patentës u sjell shumë probleme”.
Sipas argumentave të parashtruara në Kuvend:
-Ndryshimi bëhet me qëllim unifikimin e sanksioneve me vendet e BE-së, për të aplikuar të njëjtat standard.
-Propozimi për dyfishim të sanksionit me masë administrative në “këmbim” të mospezullimit të lejedrejtimit për drejtuesit e mjeteve me lejedrejtimi të lëshuar nga një shtet i huaj, do të jetë një masë lehtësuese për drejtuesit e mjeteve;
-Ky ndryshim do të ketë një impakt mjaft pozitiv për drejtuesit e mjeteve nga Kosova, të cilët tranzitojnë në Shqipëri çdo fundjavë dhe sidomos për sezonin turistik;
-Impakt pozitiv ndryshimi do të ketë edhe për drejtuesit e mjeteve joshqiptare me kombësi të huaj, të cilët do të ndiejnë “shtrëngesën” në pagesën e një mase dyfish për shkeljen e kryer dhe nuk do të kenë vonesa dhe humbje të panevojshme nga shkuarja tek Institucioni i Prefektit për të aplikuar për falje etj.;
-Ndryshimi i propozuar do të sjellë më shumë të ardhura në buxhetin e shtetit nga kryerja e shkeljeve të mësipërme të parashikuara dhe vjelja dyfish të shumës së masës administrative të parashikuar për dispozitën e shkelur;
-Amendimi i propozuar do të ndikojë drejtpërdrejtë për eliminimin e shfaqjeve korruptive dhe të perceptimit negativ që ekziston në publik për Policinë Rrugore, e cila sot aplikon masat për këtë kategori në zbatim të dispozitës përkatëse, por “perceptimi” mbetet pasi diferencat dhe ndryshimet në legjislacionet rrugorë të huaja me ligjin shqiptar e krijojnë këtë perceptim.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.