Rreth 440,000 shqiptarë etnikë u dëbuan nga policët serbë, në atë që tani njihet si Maqedonia e Veriut dhe shumica prej tyre u dëbuan me tren.
Një lokomotivë e vjetër me naftë dhe tre karroca të pasagjerëve të përdorura në vitin 1999, tashmë janë përzgjedhur për t’u bërë pjesë e ekspozitës, që qeveria pret të hapë vitin e ardhshëm.
Më shumë se 13,000 njerëz, kryesisht shqiptarë lokalë, u vranë në luftën 1998-1999 dhe 800,000, përfshirë ata që morën trenin përtej kufirit në Maqedoni, u dëbuan. Beogradi nisi një goditje më brutale pasi aleanca ushtarake e NATO-s filloi sulmet ajrore kundër policisë serbe dhe forcave ushtarake më 24 mars 1999.
“Kjo do të jetë shtëpia e një kujtese kolektive ku do të vijnë shumë breza dhe do të mësojnë mësimin e parë, për të kuptuar se sa e shtrenjtë është liria dhe sa e dhimbshme është rruga për të arritur këtë liri”! është shprehur kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, lidhur me këtë projekt.
Treni-muze pritet të jetë një pikë e rëndësishme e turizmit historik për çdo të huaj që viziton Kosovën.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.