Ferdiana Hoti, shkencëtarja 23-vjeçare që po vijon studimet e doktoratës në Belgjikë - Business Magazine Albania

Ferdiana Hoti, shkencëtarja 23-vjeçare që po vijon studimet e doktoratës në Belgjikë


Ferdiana Hoti është 23 vjeçare nga qyteti i Gjilanit, një shkencëtare që premton shumë dhe një shembull suksesi dhe inkurajimi për të rinjtë kosovarë.

E lidhur fort me punën dhe profesionin, ajo po kontribuon në mënyrën më të mirë për shoqërinë dhe promovon Kosovën kudo në botë përmes arritjeve dhe hulumtimeve të saj shkencore.

Ajo kishte pasion shkencat shoqërore, ndaj vendosi që rrugëtimin e saj akademik ta fillojë në Fakultetin e Shkencave Politike në UBT. Më pas aplikoi në programin Erasmus+, ku fitoi bursë njëvjeçare për të vazhduar studimet në Universitetin e Salzburgut, në Austri.

Pas diplomimit, ajo filloi studimet master në Universitetin e Antwerpenit në Belgjikë, ku përveç studimeve, falë njohurive dhe eksperiencave të marra, Ferdiana ka arritur të bëhet edhe asistentja e parë kosovare në po të njëjtin universitet.

“Gjithmonë do të kemi raste dështimesh, mirëpo në vend që t’i përdorim këto dështime si mur për të izoluar veten, duhet t’i përdorim si shkallë drejt arritjes së qëllimit tonë. Rrethojeni veten me njerëz që ju shtyjnë përpara dhe që besojnë në aftësitë tuaja. Asnjë vizion nuk është i paarritshëm dhe limitet e vetme që ekzistojnë janë ato që ju ia vendosni vetes”, i këshilloi ajo të rinjtë kosovarë.

Aktualisht, Ferdiana është studente e doktoraturës në Akademinë më të madhe shkencore në Europë, “SCK-CEN”, ku është duke doktoruar për mënyrat e komunikimit të pasigurive që janë të  pranishme në situatat me rreziqe radiologjike. Ndërkohë ajo është duke hulumtuar tema të ndryshme që lidhen me mënyrën se si mund të integrohen shkencat shoqërore dhe interesat e publikut në çdo disiplinë, në bashkëpunim me Institutin Shkencor për Energji Nukleare.

Përveç këtyre angazhimeve, ajo udhëton dhe merr pjesë në konferenca të shumta shkencore, ku së fundi prezantoi hulumtimin e saj në Universitetin e Oxford-it, në Angli. Ndërkohë, me qëllim  përkrahjen ndaj grave në shkencë, Ferdiana është duke organizuar një konferencë në Barcelonë, që ka për qëllim krijimin e hapësirës për prezantimin e rezultateve shkencore të shkencëtareve të reja.

/UBT-Higher Education Institution

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0