Studentja Trinë Ismajli, zhvilluese e ueb-it në kompaninë austriake “SCOOP & SPOON” - Business Magazine Albania

Studentja Trinë Ismajli, zhvilluese e ueb-it në kompaninë austriake “SCOOP & SPOON”


Trina tha se sigurimi i një vendi pune pa i përfunduar studimet e nivelit bachelor është sfidë dhe përgjegjësi më vete, por e ka arritur me përkushtim dhe punë të vazhdueshme.

“Falë profesorëve shumë të kualifikuar, asistentëve me të cilët kemi mbajtur ushtrimet gjatë periudhës së studimeve bachelor, si dhe gjithmonë interesi im në këtë fushë, kanë ndikuar që të përfitoj shumë nga studimet e mia dhe të punësohem ende pa i mbaruar studimet. Tash i bëj katër vite përvojë pune, pa ndaluar asnjëherë”, tregoi ajo.

E nga periudha e studimeve bachelor, tani edhe në master, Trina ruan shumë kujtime që i dhanë përvoja të reja dhe e shndërruan në profesioniste të vërtetë.

“Një nga ngjarjet që do të vlerësoja në nivelin bachelor është fitimi i bursave për dy vite radhazi për shkak të notës sime mesatare, si dhe certifikata e fituar si “Studentja më e mirë e vitit”, në Ceremoninë e Diplomimit”, vlerësoi ajo.

Trina ka përfituar edhe nga marrëveshjet e bashkëpunimit të UBT-së me universitetet ndërkombëtare dhe gjatë studimeve master, ajo ishte pjesë e programit të shkëmbimit të studentëve, ku me bursë të plotë studimi kaloi një semestër në Staffordshire Univerisity, në Britani të Madhe.

/UBT

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0