Mund të duket e pabesueshme por Çadi ka hyrë në ditën e 365 pa internet, pra një vit pa internet. Në mars të vitit 2018 u ndalua me një ligj futja në mediat sociale.
“Reformat lejojnë presidentin e tanishëm Idriss Deby që të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2033, kur do të jetë 81 vjeç. Deby është në pushtet që nga viti 1990 dhe më parë kishte theksuar që do të kufizonte mandatet e udhëheqësve në shtetin që ai drejton. Shteti afrikan është i prekur shumë nga konfliktet”, shkruan CNN.
Çadi ka pasur një të kaluar me shumë konflikte fetare dhe etnike. Ngjarje që kanë shkaktuar luftë civile kohë pas kohe, që kur vendi fitoi pavarësinë nga Franca në vitin 1960.
Rënia e internetit ka ndikuar edhe në ekonominë e vendit. Nga 15 milionë banorë që ka vendi, 6 milionë jetojnë në varfëri.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.