Kjo është bërë e ditur nga drejtori menaxhues i ‘Cineplexx’-it, Milazim Saliu, i cili, në një konferencë për media ka shpalosur disa detaje rreth hapjes së kësaj kinemaje.
“Në muajt shtator-tetor do të bëjmë hapjen e ‘Cineplexx’. Prizreni do të ketë premierë botërore, do të ketë edhe kinematë më moderne me teknologjinë e re që do të vijnë. Prishtina ka treguar se jemi më të mirët në rajon. Shpresoj që edhe Prizreni të tregoj këtë” ka thënë Saliu.
Ai, theksoi se kinemaja ‘Cineplexx’, në Prizren do të ketë 5 salla me rreth 800 ulëse.
Drejtori i ‘Galeria Shopping Mall’, Gojart Shaqiri, gjatë konferencës u shpreh krenar se po bëjnë ndarjen e hapësirës brenda qendrës për hapjen e ‘Cineplexx’-it.
Ai tha, se i gjithë qyteti i Prizrenit dhe qytetet tjera përreth do të kenë mundësi të bëhen pjesë e qendrës Galeria dhe e ‘Cineplexx’-it.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto