Zakonet e përditshme që diferencojnë njerëzit e suksesshëm

Zakonet e përditshme që diferencojnë njerëzit e suksesshëm


“Sa herë shihni një njeri të suksesshëm, ju shihni vetëm arritjet publike, asnjëherë sakrificat personale për t’i realizuar ato”.– Vaibhav Shah

Cili është sekreti i tyre i produktivitetit?

Business Mag ka disa sugjerime bazuar në mbi 200 intervista me njerëz të suksesshëm:

Ata fokusohen te minutat, jo tek orët. Njerëzit e suksesshëm e dinë se ata kanë 1,440 minuta çdo ditë dhe se nuk ka asgjë më të çmuar se koha. Paraja humb dhe fitohet sërish, ndërsa koha nuk kthehet më. Ju duhet të zotëroni minutat për të perfeksionuar jetën tuaj.

Ata fokusohen vetëm te një gjë. Njerëzit produktivë e dinë se cila është “Detyra më e Rëndësishme” dhe punojnë për të një apo dy orë çdo mëngjes, pa ndërprerje. Cila detyrë ka impaktin më të madh në arritjen e qëllimeve tuaja? Asaj dedikojini çdo mëngjes të ditëve tuaja.

Ata i thonë ‘jo’ thuajse çdo gjëje. Miliarderi Warren Buffet ka thënë: “Diferenca midis një njeriu të suksesshëm dhe një njeriu shumë të suksesshëm është se ky i fundit i thotë ‘jo’ thuajse çdo gjëje”. Dhe James Altucher ka dhënë një këshillë “Nëse diçka nuk është ‘Po’ e fortë dhe emocionuese, atëherë është thjesht një ‘jo’”. Mos harroni! Ju keni vetëm 1,440 minuta në ditë. Mos i shpenzoni ato kot.

Ata ndjekin rregullin 80/20. 80% e rezultateve vijnë vetëm nga 20% e aktiviteteve. Njerëzit ultra-produktivë e dinë se cilat aktivitete sjellin rezultatet më të larta. Fokusohuni tek to dhe injoroni pjesën tjetër.

Ata i prekin gjërat vetëm një herë. Sa herë e keni hapur një email, e keni mbyllur me idenë për t’i kthyer përgjigje më vonë?  Pse gjithmonë email-et ngelen në inbox-in tuaj pa një përgjigje apo një përgjigje disa orë më vonë? Njerëzit e suksesshëm i “prekin gjërat vetëm një herë”. Edhe nëse ajo kërkon vetëm 5-10 minuta angazhim, ata e bëjnë menjëherë. Kështu shmangni stresin, sepse nuk do ta keni gjithë ditën në mendje dhe do të jeni më efektivë pa patur nevojë për ta rilexuar apo rivlerësuar sërish në të ardhmen.

Ata mbajnë një bllok shënimesh. Richard Branson ka thënë shpesh se nuk do të ishte në gjendje të ndërtonte Virgin pa patur një bllok shënimesh, të cilin e merr me vete kudo që shkon. Gjatë një interviste, Manjati grek i shpërndarjes Aristotle Onassis ka thënë: “Gjithmonë mbani një bllok shënimesh. Shkruani çdo gjë… Ky është një mësim një milion dollarësh që nuk jua mësojnë as në shkollë”. Njerëzit produktivë e lirojnë mendjen duke shkruajtur çdo gjë së bashku me mendimet.

Ata nuk bëjnë lista punësh. Hidheni listën e detyrave; në vend të saj planifikoni çdo gjë në kalendarin tuaj. Rezulton se vetëm 41% e detyrave të kësaj liste bëhet. Të gjitha ato që mbeten, sjellin stres dhe pagjumësi për shkak të efektit Zeigarnik, i cili në thelb do të thotë se detyrat e papërfunduara do të mbeten në mendjen tuaj deri sa t’i realizoni. Njerëzit produktivë punojnë me kalendar dhe i përmbahen atij.

Ata e shmangin zvarritjen e punëve falë udhëtimit në kohë. Nuk mund t’i besojmë vetes sonë në të ardhmen. Kjo për shkak se ne jemi kontradiktor me kohën. Ne blejmë perime sot, sepse mendojmë se do të hamë sallata të shëndetshme gjatë gjithë javës; e pastaj i hedhim perimet sepse na janë kalbur. Njerëzit e suksesshëm kuptojnë se çfarë mund të bëjnë tani për t’u siguruar që në të ardhmen kanë bërë gjënë e duhur. Parashikoni se si do të vetë-sabotoheni në të ardhmen dhe gjeni një zgjidhje sot për të mposhtur gabimet e parashikueshme.

/EmotionalIntelligence

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi është të shkosh nga dështimi në dështim, pa e humbur entuziazmin.”
— Uinston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0