Kërkesat e prodhuesve të Shqipërisë dhe Kosovës për dy qeveritë - Business Magazine Albania

Kërkesat e prodhuesve të Shqipërisë dhe Kosovës për dy qeveritë


Në prag të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, prodhues të Shqipërisë dhe Kosovës kanë parashtruar kërkesat e tyre për tregti të lirë mes dy vendeve.

Ja cilat janë kërkesat e tyre:

  • Heqje e pagesës për skanerin në Republikën e Shqipërisë për të gjithë qarkullimin tregtar import-eksport, Shqipëri-Kosovë; (Kërkesa i drejtohet qeverisë së Shqipërisë)
  • Heqje e pagesës për terminalet doganore në Republikën e Kosovës për të gjithë qarkullimin tregtar import-eksport, Shqipëri-Kosovë dhe Kosovë-Shqipëri; (Kërkesa i drejtohet qeverisë së Kosovës)
  • Njohja e certifikimeve dhe analizave fito-sanitare të të gjithë produkteve që u nënshtrohen këtyre analizave dhe certifikatave; (Kërkesa i drejtohet të dy qeverive)
  • Njohje reciproke e regjistrimit të produkteve farmaceutike (autorizimi për tregtim) nga agjencitë relevante, për prodhuesit e Kosovës dhe Shqipërisë në të dyja tregjet. (Kërkesa u drejtohet të dy qeverive)
  • Përshpejtimi i procedurave doganore, në trajtimin e praktikave të qarkullimit tregtar dhe ekonomik ndërmjet dy shteteve; (Kërkesa u drejtohet të dy qeverive)
  • Të hiqet tërësisht për prodhuesit e dy vendeve taksa prej 26 EUR vajtje/ardhje për kamionët, pasi paraqet pengesë në zhvillimin dhe bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve; (Kërkesa i drejtohet qeverisë shqiptare)
  • Heqja e të gjitha barrierave duke përfshirë edhe akcizën; (Kërkesa u drejtohet dy qeverive)
  • Krijimi i Bankës Zhvillimore të Përbashkët Shqipëri-Kosovë; (Kërkesa i drejtohet dy qeverive)
  • Të bëhen pjesë e mbledhjeve të qeverive të përbashkëta përfaqësues të “Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë” dhe përfaqësues të “Klubit të Prodhuesve të Kosovës; (Kërkesa u drejtohet të dy qeverive)

Afati për katër pikat e fundit është mbledhja e parë e përbashkët e të dy qeverive.

Në lidhje me rishikimin e kufirit të akcizës së birrës si dhe për disa çështje të tjera që prekin sektorin e konvertuesve të plastikës dhe prodhuesve të miellit, anëtarët e Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë dhe Klubit të Prodhuesve të Kosovës do të zhvillojnë takime për sektorë për të arritur në kërkesa të përbashkëta.

Këto kërkesa, pasi të nënshkruhen nga prodhuesit e dy vendeve do t’u ridërgohen qeverive respektive.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0