Një firmë financiare në Zelandën e Re do të lejojë punonjësit të punojnë vetëm katër ditë në javë pas një prove të suksesshme, sipas së cilës kjo praktikë sjell më shumë produktivitet dhe më pak stres te punonjësit.
“Perpetual Guardian”, një kompani që menaxhon testamente dhe planifikime pasurish, testoi javën e punës katërditore në muajt mars dhe prill të këtij viti, duke punuar 8 orë në ditë, 4 ditë në javë me pagesa të njëjta.
Sipas skemës, firma i lejojë punonjësit me orar të plotë të kenë një ditë pushim plus çdo javë me pagë të plotë, me kusht që të përmbushnin objektivat e tyre të performancës.
Themeluesi i kompanisë, Andrew Barnes, e nisi testimin pasi kishte vënë re presion tek disa prej punonjësve për të menaxhuar jetën profesionale dhe atë personale.
Gjatë periudhës së provës, 78 % e punonjësve thanë se kishin një ekuilibër më të mirë në punë dhe jetë, gjë që e nxiti vendimin për ta bërë skemën të përhershme, tha Barnes. Ai mendoi se një ditë më shumë në shtëpi do ta bënt stafin më të fokusuar dhe produktiv në zyrë. Kjo teori ka patur goxha sukses.
/DailyMail
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.