Biznese të pesë vendeve, në një platformë online - Business Magazine Albania

Biznese të pesë vendeve, në një platformë online


 

 

 

 

 

 

 

 

Biznese të pesë vendeve në rajon mund të bëhen pjesë e një paltforme online, ku krahas prezantimit të aktivitetit të tyre, sipërmarrësit mund të gjejnë bashkëpunëtorë e klientë për zgjerimin e biznesit.

Alida Kondi drejtuese e projektit për Shqipërinë, pas një takimi në Tiranë me përfaqësues nga pesë vende, ftoi bizneset të bëhen pjesë e kësaj platforme, duke theksuar se bizneset do të kenë mbështetje në zgjerimin e rrjetit në vijim.

www.bmbpages.biz është ndërtuar dhe tashmë në platformë janë hedhur profilet e rreth 250 kompanive nga secili vend pjesëmarrës. Në total janë rreth 1200 kompani, ku mbi 200 janë kompani shqiptare dhe shoqata biznesi.

Qendra për Promovimin e Konkurrueshmërisë është një organizatë jofitimprurëse me fokus zhvillimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të  Mesme, si dhe promovimin dhe zhvillimin e sipërmarjes sociale.

Prej një viti, Qendra po zbaton Projektin BalkanMed E-Business Pages, si pjesë e një Konsorciumi, të përbërë nga 4 organizata të tjera nga Bullgaria, Greqia, Qipro dhe ish Republika Jugosllave e Maqedonisë.

Gjatë një konference për shtyp Kondi tha se, “Qëllimi kryesor i projektit është rritja e konkurrueshmërisë së kompanive, veçanërisht atyre eksportuese në rajonin e Ballkanit dhe Qipros përmes zhvillimit të kushteve për zgjerimin e bashkëpunimit ndër-rajonal”. Kjo bëhet përmes nxitjes së shkëmbimeve të informacionit mes kompanive të këtyre vendeve me qëllim nxitjen e eksportit, formimin e klasterave si dhe transferimin e teknologjisë.

Projekti ka përfunduar fazën e parë të zbatimit që është ndërtimi i të parës platformë të biznesit ndër-rajonal të krijuar midis 5 shteteve pjesëmarrëse.

Lexo: Shpallen përfituesit e Fondit të Konkurueshmërisë dhe Ekonomisë Kreative

Informacioni për secilën kompani jepet i plotë për produktet, shërbimet, të klasifikuara sipas kodit NACE, si dhe për interesat e kompanive për bashkëpunim.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0