Zakonet e dëmshme që ju pengojnë të jeni të suksesshëm

Zakonet e dëmshme që ju pengojnë të jeni të suksesshëm


Shumica e njerëzve besojnë se mungesa e suksesit vjen për shkak të gabimeve të tyre personale. Dhe në fakt është e vërtetë. Zakonet dhe jo fjalët e bëjnë njeriun atë që është.

Është në dorën tonë të përcaktojmë se si këto zakone do të shtojnë vlerën ose do të na ç’orientojnë nga objektivi ynë kryesor.

1. Të thuash PO kur do të thuash Jo

Nëse një projekt, bashkëpunim apo mundësi nuk ju përshtatet me vlerat dhe qëllimet tuaja, ju duhet të vendosni limite. Mëso si të thuash JO me mirësjellje që në fillim, sepse duke u bërë më të suksesshëm, më shumë njerëz do të konkurrojnë për kohën dhe vëmendjen tuaj. Duke mos vendosur limite të shëndetshme ju do të përfundoni i hutuar dhe i konsumuar.

2. Të shoqërohesh me njerëz që nuk duan të rriten

Për pronarët e bizneseve sidomos, njerëzit që e kanë çuar kompaninë aty ku është sot, jo detyrimisht janë ata të cilët mund t’ju çojnë aty ku doni të shkoni nesër. Nëse ata nuk mund të rriten me ju, është koha që t’i zëvendësoni me ata që munden ta bëjnë këtë.

3. Të punosh gjatë drekës

Të punosh gjatë drekës është një zakon që shumë pronar biznesesh e praktikojnë. Shumë justifikohen me “Nëse punoj gjatë drekës, unë do të largohem disa minuta më herët”, dhe kjo në të vërtetë nuk ka ndodhur. Është e vështirë të shkëputesh gjatë ditës, sidomos në vrullin e punës, por është e rëndësishme të merrni disa minuta për t’u “karikuar”. Nëse nuk e bëni do të ulni produktivitetin dhe do të lodheni më shpejt.

4. Multitasking

Teknikisht është e pamundur të bësh shumë gjëra në të njëjtën kohë. Kur mundohesh të bësh multitasking, ti heq vëmendjen kryesore dhe përqëndrimin nga çdo gjë, duke mos bërë asgjë siç duhet.

5. Përpjekja për Perfeksion

Perfeksioni është armiku i së mirës. Difektet që shikoni jo detyrimisht janë elementë që dhe të tjerët mund t’i shohin. Nuk duhet ta nxisni veten drejt perfeksioni, thjesht bëni mirë punën tuaj.

6. T’u përgjigjesh menjëherë email-eve

Ky është problemi më i madh me shumë njerëz që arrijnë sukses. Nëse i përgjigjeni një email-i, duhet të jeni të përkushtuar ndaj tij përndryshe i gjithë përqëndrimi juaj do të largohet nga çfarëdo detyre që po përfundoni në atë moment, duke penguar suksesin tuaj. Planifikoni që çdo orë ose çdo dy orë t’u përgjigjeni emaileve të përditshme.

/Success

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0