Një tjetër Eurobond

Një tjetër Eurobond


Një tjetër Eurobond, me vlerë 500 milionë euro do të emetohet shpejt nga qeveria shqiptare në tregun ndërkombëtar. Flitet për një borxh që qeveria merr për shpenzimet e dy viteve të ardhshme, por edhe për të zëvendesuar një pjesë të borxhit të marrë po në këtë formë në vitin 2015.

Afati i shlyerjes së këtij borxhi është 5 – 10 vjet sipas qeverisë, duke u cilësuar si mënyra më e mirë për të menaxhuar shpenzimet.

Nisma e qeverisë, u miratua me procedurë të përshpejtuar në parlament. Ligji, i lejon Ministrisë së Financave, që në emër të shtetit shqiptar të riblejë një pjesë të eurobondit të mëparshëm prej 450 milionë eurosh të emetuar në 2015 dhe që do të duhej të shlyehej deri në 2020.

Për borxhin e marrë në 2015, norma e interesit ishte 5,75%, ndërsa mbetet për t’u parë sa do t’u kushtojë taksapaguesve dhe qeverisë shqiptare borxhi i fundit.

Borxhi i jashtëm, siç ndodh në të rast, ul presionin e kërkesës dhe rrezikun e normave të larta të interesit në vend. Prej vitesh qeveria shqiptare po synon të financiohet në tregje ndërkombëtare për të mos qenë një konkurent i qytetarëve në bankat e nivelit të dytë në vend.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, sa kohë që nuk ndalesh.”
— Konfuci
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0