A e keni pyetur ndonjëherë veten pse shumica e rrjeteve fast food, kanë të njëjtën ngjyrë të verdhë në logon e tyre? Ndoshta dhe jo, por kjo nuk është thjesht rastësi.
Për të blerë ose jo diçka të re njerëzit vendosin brenda 90 sekondave, dhe një përqindje e lartë e jona (rreth 62 dhe 90%) i marrin këto vendime bazuar te ngjyra.
Përse e verdhë? Sepse kjo ngjyrë lidhet me ndjesinë e ngrohtësisë dhe komfortit, nxit ndjenjën e lumturisë që marrim kur shohim ushqimin e porositur që vjen drejt tavolinës sonë.
“Marketingu i bërë mirë i lidh njerëzit emocionalisht me produktin, duke krijuar histori, duke prekur shpresat, ëndërrat dhe pasiguritë e tyre,” thotë një këshillues marketingu pranë Akademisë së Biznesit.
Ngjyra luan një rol kryesor, në mënyrën se si subkoshienca jonë i percepton ato. Nëse na pëlqen apo jo, ngjyrat kanë domethënie dhe ne marrim vendime të menjëhershme bazuar tek to.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
