Gabimet që po ju pengojnë të bëheni të pasur

Gabimet që po ju pengojnë të bëheni të pasur


Mirëqenia fillon nga mendja. Prandaj duhet të largoni të gjitha zakonet dhe gjykimet e paramenduara që ju pengojnë të ecni përpara.

Nëse do të jesh i pasur, këto janë shtatë gjëra që duhet të ndryshosh:

1. Jeni të fokusuar vetëm në të ardhmen e afërt

Mendimi i kursimit dhe investimit të parave për 30 vjet shpesh kapërcehet nga ai se si të fitojmë para sot.

Nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për një telefon të ri, makinë, shtëpi, ka gjithnjë diçka më të rëndësishme që na duhet sot se sa të kursejmë para. Edhe ata që shohin përpara mund të bien në “grackën” e klimës politike dhe ekonomike. Ne i japin rëndësi të madhe ditëve dhe javëve të ardhshme, por mendimi ynë nuk shkon vitin tjetër, për të mos folur pastaj për dhjetë vitet e ardhshme.

2. Ju e urreni humbjen

Ky bllokim mendor mund t’ju drejtojë në mënyrë të pandërgjegjshme në marrjen e vendimeve për investime të varfra duke ju larguar rreziqeve që ia vlejnë. Njerëzit që e urrejnë humbjen, bëjnë gjithëçka për ta shmangur atë, por kjo është shpesh në të keqen e tyre.

3. Jeni shumë i sigurt

Në pjesën më të madhe, vetëbesimi është çelësi, por ka një limit. Kur bëhet fjalë për investime, për shkak të vetëbesimit, njerëzit ndërmarrin rreziqe për të cilat pendohen më vonë.

4. Ju racionalizoni vendimet e këqija

Gjatë jetës, ju sigurisht që do të bëni gabime financiare. Kjo është e sigurt. Por ajo çfarë ka rëndësi është mënyra se si do t’ia nisni nga fillimi. Në vend që të kuptoni dhe më pas të korigjoni një gabim, ju duhet ta shihni atë në mënyrë racionale. Ndonjëherë mendimi “Mora një vendim të keq financiar” mund të bjerë ndesh me idenë se “Jam i zgjuar në këtë punë”. Por në vend që të bëni sikur nuk është një problem i madh, zgjidheni atë dhe ecni përpara.

5. Ju i merrni vendimet financiare emocionalisht

Nëse doni të bëheni i pasur, është e nevojshme të përdorni “lente objektive” kur merrni vendime financiare. Ju mund “të ndiheni mirë kur investoni në një fond të përbashkët që blen kompani që kanë përgjegjësi sociale” ose “të entuziazmoheni nga fitimet e shpejta në bursa…” por asnjë nga këto motive nuk merr parasysh nëse këto zgjedhje do të shpërblehen në afat të gjatë.

6. Ju mbështeteni aty ku ndiheni më mirë

Ne shpesh i bazojmë vendimet tona mbi informacionet që kemi. Për shembull “rrëzimi i një aeroplani përbën lajm, kështu që ne kemi më shumë frikë kur fluturojnë se sa kur udhëtojmë me makinë”. E njëjta gjë mund të ndodhë me financat tona. “Ne dëgjojmë shumë mbi Warren Buffet, investitorin legjendar, dhe po ashtu për fituesit e lotarisë, e duket se të fitosh lotarinë është diçka e mundshme (por në realitet nuk ndodh kështu). Përpara se të merrni një vendim të rëndësishëm financiar, bëni disa kërkime dhe mbështetini zgjedhjet në fakte dhe statistika.

7. Ju mungon vetëkontrolli

Me kaq shumë mundësi për të shpenzuar, kursimi i parave është gjëja e fundit që ju doni të bëni. Por është e nevojshme të nisni të kurseni para (sa më shpejt të jetë e mundur) nëse doni të bëheni i pasur. Mbani mend, pak disiplinë ju shpërblen në afat të gjatë. Dhe në fund të ditës, ju jeni i vetmi person përgjegjës për financat tuaja.

/CNBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0