Pica blihej me Bitcoin, sot tetë vite më parë

Pica blihej me Bitcoin, sot tetë vite më parë


Vështirë të kalojë një ditë pa u përmendur Bitcoin në media. Forex shkruan se “fiksimi” nisi në 2010 kur Laszlo Hanyecz bleu dy pica nga “Papa John’s” (me vlerë 25 dollarë )  për 10.000 Bitcoin. Kjo ishte blerja e parë në historinë e kriptomonedhës. Tashmë  22 Maji është “Dita e Picës me Bitcoin”.

Sot kur 10.000 bitcoin kanë një vlerë prej 80 milionë dollarësh, dhe shumë kompani të njohura dëshirojnë ta pranojnë atë si një formë pagese, imagjinoni sa pica mund të blinit.

Lexoni: Singapori lançon kartëmonedhën e parë të Bitcoin

Komuniteti që vlerëson dhe ka investuar në kriptovaluta po festoon 8/vjetorin e transaksionit të parë. të Bitcoin në formën për një blerje material.

Në Maj të vitit 2010, programuesi Laszlo Hanyecz, postoi në internet një kërkesë për të blerë një pica me bitcoin. Disa ditë më vonë, pikërisht me 22 Maj, ai arriti të blinte dy pica për 10 mijë bitcoin.

Dita e Picës me Bitcoin vlen si kujtesë për ecurinë e monedhës së shumë diskutuar. Vlera e bitcoin arriti kulmin vitin e kaluar me rreth 20 mijë dollar, ndërsa aktualisht raportohet të jetë në nivelin e 7.886 dollarëve.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0