Grupi i bankave Procredit ka publikuar në një botim të vetëm, nismat me ndikim të rëndësishëm social, mjedisor dhe ekonomik në vendet ku këto banka operojnë. Pjesë e këtij publikimi është edhe ProCredit Shqipëri. Banka e fokusuar te zhvillimi i qëndrueshëm i bizneseve SME, ku mbrojtja e mjedisit dhe kontribuimi aktivisht në zhvillimin ekonomik, me përgjegjshmëri sociale dhe mjedisore, është një komponent qendror i misionit të Grupit ProCredit, aplikon një qasje të trefishtë ndaj sfidave mjedisore në Shqipëri. Ajo ka krijuar një sistem të mirëfilltë të menaxhimit mjedisor, i përbërë nga: sistemi i administrimit të brendshëm mjedisor; administrimi i riskut mjedisor dhe social në kredidhënie dhe promovimi i kredive eko.
Raporti i Ndikimit të Grupit për 2017 ofron informacion të përmbledhur mbi ndikimin social, ekonomik dhe mjedisor që shkaktojnë operacionet e biznesit të grupit ProCredit.
I udhëhequr nga kompania mëmë me seli në Frankfurt ProCredit Holding AG & Co. KGaA (ProCredit Holding), grupi ProCredit përbëhet nga banka të fokusuara në bizneset SME. Fokusi operacional i grupit është i përqendruar në Evropën Juglindore dhe Lindore, por grupi është gjithashtu aktiv në Amerikën e Jugut dhe në Gjermani.
Borislav Kostadinov, anëtar i Bordit Drejtues të ProCredit Holding, komentoi: “Ne jemi krenar që vazhdojmë të theksojmë angazhimin tonë për të ndikuar pozitivisht në zhvillimin e qëndrueshëm të vendeve ku bankat ProCredit operojnë. Së fundmi, së bashku me pasqyrat financiare të vitit 2017, ne publikuam Raportin Vjetor të Ndikimit të Grupit, i cili është hartuar në përputhje me standardet e raportimit të GRI-së. Ajo tregon në mënyrë të detajuar ndikimin e rëndësishëm që kemi arritur të krijojmë përmes modelit tonë të biznesit, qasjes sonë të veçantë ndaj marrëdhënieve me klientët dhe stafin”.
Znj. Adela Leka, Drejtoreshë e Përgjithshme e bankës ProCredit Shqipëri, përshëndet hartimin e këtij raporti gjithëpërfshirës ku në një dokument të vetëm paraqiten të përmbledhura iniciativat e bankave që janë pjesë e grupit, përfshirë bankën ProCredit Shqipëri. Ajo thekson se: “Ne synojmë të punojmë me kompani inovative të cilat kanë vizion afatgjatë, me kapacitet për të krijuar vende të reja pune dhe për të mbështetur zhvillimin ekonomik. Ne fokusohemi në sektorët e prodhimit dhe punojmë veçanërisht me SME-të që investojnë në projekte miqësore me mjedisin apo të efiçencës së energjisë. Ne i kushtojmë vëmendje të veçantë klientëve të biznesit të cilët ushtrojnë aktivitetin e tyre në vende të ndryshme të rajonit. Klientët tanë të biznesit karakterizohen nga një model biznesi i qëndrueshëm dhe me nevoja për shërbime bankare moderne, të disponueshme 24/7. Jo vetëm kaq, por prej vitesh ne i kushtojmë një rëndësi të veçantë mbrojtjes së mjedisit dhe rritjes së ndërgjegjësimit për këto çështje. Me kalimin e kohës, ne kemi arritur të përmirësojmë përqasjen tonë drejt menaxhimit dhe rritjes së performancës sonë mjedisore. Për të minimizuar ndikimin e saj mjedisor dhe atë të klientëve të bankës, banka ProCredit Shqipëri ka marrë një qasje të trefishtë ndaj sfidave mjedisore, duke krijuar një sistem të mirëfilltë të menaxhimit mjedisor, i përbërë nga: Sistemi i administrimit të brendshëm mjedisor; Sistem ky i cili është certifikuar sipas standardeve ndërkombëtare të praktikave më të mira – ISO 14001”.
Ju mund të gjeni Raportin aktual të Ndikimit të Grupit në faqen e internetit të ProCredit Holding dhe të Bankës ProCredit Shqipëri.
Rreth Bankës ProCredit Shqipëri
Banka ProCredit është një bankë tregtare e orientuar drejt zhvillimit. Ajo është e vetmja bankë me 100% kapital gjerman në Shqipëri. Banka është e fokusuar në ofrimin e standardeve të larta të shërbimit nëpërmjet ofrimit të shërbimeve moderne bankare, që plotësojnë pa kufizime në kohë, 24/7, nevojat e klientëve. Aksionari i vetëm është ProCredit Holding, me qendër në Frankfurt, Gjermani. Banka është e vlerësuar me BB- nga Fitch Ratings dhe mbikëqyret në mënyrë të konsoliduar nga autoritete të larta të supervizimit gjerman, Bundesbank dhe BaFin që sigurojnë besueshmërinë dhe qëndrueshmërinë e saj.
Rreth ProCredit Holding AG &Co. KGaA
ProCredit Holding AG &Co. KGaA, e vendosur në Frankfurt amMain, Gjermani, është shoqëria mëmë e grupit ProCredit të orientuar nga zhvillimi, e cila përbëhet nga banka për ndërmarrje të vogla dhe të mesme (SME-të) dhe fokusi operacional i të cilave është në Evropën Juglindore dhe Lindore. Përveç fokusit rajonal, grupi ProCredit është aktiv edhe në Amerikën e Jugut dhe Gjermani. Aksionet e shoqërisë tregtohen në segmentin Prime Standard të Bursës së Frankfurtit. Aksionarët kryesorë të ProCredit Holding AG &Co. KGaA përfshijnë investitorë strategjikë të Zeitinger Invest dhe ProCredit Staff Invest, DOEN Participaties Holandez, Banka e Zhvillimit KfW dhe IFC (pjesë e Grupit të Bankës Botërore). Si shoqëri e cila vepron sipas Ligjit për bankat të Gjermanisë, ProCredit Holding AG &Co. KGaA mbikëqyret në nivel të konsoliduar nga Autoriteti Federal i Mbikëqyrjes Financiare i Gjermanisë (BundesanstaltfürFinanzdienstleistungsaufsicht, BaFin) dhe nga Bundesbank-a gjermane. Më shumë informacion mund t’i gjeni në faqen e internetit të shoqërisë në www.procredit-holding.com.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.