Turistët rusë për herë të parë me charter drejt Shqipërisë

Turistët rusë për herë të parë me charter drejt Shqipërisë


Këtë verë, për herë të parë nis linja e pushuesve rusë në Shqipëri përmes një charteri. Kontrata e siguruar me kompaninë turistike  ruse “Tui” nga “intours”, kompania shqiptare tur operator dhe  agjensi udhëtimesh

Astrit Kurti, drejtues i “inturs”, bën të ditur se tashmë është përcaktuar fluturimi i charterit të parë rus drejt Shqipërisë me 90 turistë, i cili pritet të hapë rrugën e fluturimeve të tjera të organizuara për qëllime turizmi Rusi-Shqipëri.

Pushuesit rusë i njohin kushtet e turizmit ballkanik, kryesisht përmes Malit të Zi. Fillimisht si turistë, më vonë ata edhe kanë investuar aty në pasuri të paluajtshme.

Në vendin tonë, pengesë për investime vijonë të jenë problem pronësia dhe parcelizimi i tokave. Megjithatë, me shtimin e turistëve nga vende të ftohta si Rusia, rriten shanset që operatorët turistikë në vend të punojnë përtej sezonit tremujor të verës. Pranvera dhe vjeshta në bregdetin tonë merren më shumë në konsideratë për pushime nga nordikët  dhe rusët.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0