Fintech Stars ofron program akselerimi për startup-et shqiptare

Fintech Stars ofron program akselerimi për startup-et shqiptare


Fintech Stars, një program akselerimi (financimi) mbështetur nga Seedstarts, është në kërkim të startup-eve fintech, insutech dhe e-commerce nga Shqipëria, Europa Qendrore dhe Azia. Programi nis në datën 26 Prill dhe përfundon në 21 Korrik në Astana, Kazakistan.

Marrëveshja e investimeve përfshin:

  • Investim fillestar deri në 20,000 dollarë.
  • Grant (in-kind) shërbimesh dhe përfitime prej 132,000 dollarësh.
  • Deri në 350,000 dollarë investime në vazhdim.

Fintech po kërkon për sipërmarrje me një ekip të fortë, shkallëzim ndërkombëtar dhe që plotësojnë kriteret e mëposhtme:

  • Njësi ekonomike me përfitime.
  • Të ardhura mujore minimumi prej 5,000 $ (periodike).
  • Sektorët kryesorë: Fintech, Insurtech, E-commerce.
  • Deri më tani të kenë arritur më pak se 1 milionë $ të ardhura.

Afati përfundimtar i regjistrimit: 1 Prill, 2018.

Kontakte dhe formulari i aplikimit.

Për më shumë detaje rreth programit dhe aplikimit klikoni KËTU.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0