AKEP drejt kufizimit të domain.al për Regjistruesit. - Business Magazine Albania

AKEP drejt kufizimit të domain.al për Regjistruesit.


Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare kërkon vendosjen e një kufiri për numrin e domaineve që një kompani regjistruese mund të mbajë. AKEP, ka parashtruar se në rastet kur subjektet kërkojë një domain .al dhe nuk e vendosin atë në punë për një periudhë 3-6 muaj atëherë ai të kalojë sërish i lirë. AKEP parashikon një vendosjen e një kufizimi për numrin maksimal që nuk mund të jetë më shumë se 10.


Në vlerësimet e bëra, autoriteti ka nxjerrë në pah se regjistruesit e domain-eve kanë në pronësi të tyre mbi 28 % të atyre që janë nën zonën .al, com.al dhe net.al.

Raporti i publikuar në një nga mbledhjet e janarit, thekson se, ligji nuk vendos kufizime për numrin maksimal, cka bën që një pjesë e mirë e regjistruesve t’i mbajnë ato në pronësi të tyre edhe pse nuk I vënë në përdorim për një kohë të gjatë. Kufiri i sipërm vjen edhe për faktin se disa prej kompanive kanë të rëyervuara gati 3900 domaine.

Raporti i AKEP thekson se, “Regjistruesit kanë në pronësi 5 668 domaine ose afërsisht 28% të numrit total të domaineve .al. Pasja në posedim të kaq shumë domaineve .al, si domaine të vetë Regjistruesve, përbën një lloj pengese në lirinë e subjekteve dhe individëve për të regjistruar një emër domaini, në veçanti të atyre që zotërojnë marka dhe patenta të regjistruara’’.

Në kushtet kur rreth 28% e domain-ve janë në posedim të Regjistruesve, për t’u ridhënë mundësinë subjekteve të kenë domainin.al të dëshiruar por që nuk e kanë marrë deri sot për shkak të zënies nga Regjistruesit, AKEP vëren se do të ishte një lloj zgjidhje që Regjistruesit të lirojnë posedimin e të gjitha domaineve dhe ti kalojnë “të lirë”, edhe për faktin se nuk mund ti përdorin kaq shumë domaine.

 “Posedues të një ose disa emra domainesh nën zonen .al: .com.alorg.al dhe .net.al, kanë të drejtë të jenë individët, personat fizikë dhe juridikë publikë dhe privat dhe personat fizik tregtar, që sipas procedures së regjistrimit, plotësojnë të gjitha kushtet dhe kërkesat e kësaj rregullore. Numri i lejuar maksimal i domaineve .al përfshirë nëndomainet, është 5 deri 10 domaine, me kushtin që të vendosen në përdorim brenda një afati 3 deri 6 mujor’’, thotë AKEP.

Regjistruesit, sipas dokumentit të publikuar të AKEP në faqen e tij të internetit, kanë detyrimin të kontrollojnë nëse domaini i regjistruar/modifikuar prej tyre, është vendosur në punë brenda këtij afati dhe në rast se përdoret gjatë kohës së vlefshmërisë. Nëse verifikohet që një domain qëndron pa përdorur në një afat prej 6 muajsh gjatë kohës së vlefshmërisë, Regjistruesi e kalon atë domain në gjendje të lirë”.

Përjashtim nga ky rregull bëjnë vetëm insitucionet shtetërore që mund të kenë numër më të madh domainesh të lira. Në rastet e subjekteve private apo individë kur ka kërkesë për kalim të numrit maksimal atëherë ato trajtohen vetëm në AKEP dhe është ky i fundit që vendos nëse do të ketë rritje të numrit apo jo.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0