KONFINDUSTRIA, Kundër biznesit të parajsës fiskale

KONFINDUSTRIA, Kundër biznesit të parajsës fiskale


 

Konfindustria do t’i kërkojë zyrtarisht qeverisë dhe Kuvendit të Shqipërisë të fillojë sa më shpejt përmirësimin e legjislacionit në fuqi, me qëllim ndalimin e marrëdhënieve shtetërore ligjore, lejeve, licencave, koncesione, privatizime, etj me subjektet tregtare të tipit të ashtuquajtur “guaskë” regjistruar në parajsat fiskale.

Përmes një komunikimi me mediat, Konfindustria vlerëson, se dhënia fund e marrëdhënieve shtetërore të drejtpërdrejta dhe të tërthorta me “guaskë” duhet të përfshijë të gjithë sektorët strategjikë si p.sh.naftë, energji, minierale, financë, bankë, transport, telekomunikacion, etj. Gjithashtu, është e domosdoshme, që të gjenden zgjidhje ligjore për të detyruar kompanitë e tipit “guaskë” të regjistruara në parajsa fiskale për t’u shpërbërë si dhe njohjen publike të pronarëve fizike dhe juridike përkatës.

Konfindustria vlerëson, se interesi publik është dëmtuar rëndë financiarisht në një numër të madh rastesh të marrëdhënieve tregtare dhe ligjore të shtetit shqiptar meë e regjistruara në parajsat fiskale. Rastet e dëmeve të mëdha financiare dhe ekonomike në afatgjatë të Armo, Albpetrol, koncesioneve në naftë, shërbime, PPP, etj. janë shembuj të qartë për sa më sipër.

Prania e kompanive “guaskë” shton rrezikun e korrupsionit qeveritar, prishjes se rregullave të konkurencës së lirë për biznesin, kapjen e shtetit, lirinë e medias me pasoja të drejtpërdrejta për demokracinë dhe deri në përcaktimin e suksesit të Reformës në drejtësi.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0