Është mirë të kesh dhe të ngasësh makinën tënde personale, elektrike. Po kur vjen puna te kompanitë që dërgojnë postën tuaj ose bëjnë rregullime të ndryshme? Edhe ato mund të përfitojnë nga teknologjia e makinave elektrike gjithashtu dhe Mercedes është gati të ndihmojë për këtë. Gjigandi gjerman është gati të prezantojë një Sprinter të ri, version elektrik. Detaje mbi çmimin apo performancën nuk bëhen të ditura por pritet që Mercedes të rregullojë makinën në bazë të kërkesave të kompanive.
Kostot e drejtimit të një makine të tillë elektrike janë të njëjta me ato të një makine të zakonshme me karburant por siç shprehet vetë Mercedes, e gjithë kjo ka të bëjë më tepër me uljen e ndotjes sesa uljen e kostove.
Ky dhe versionet e tjera të Sprinter, premtojnë të kenë gjithashtu një tjetër veçanti. Ka të bëjë me faktin se mund të porosisni pjesë për të ndërkohë që ende jeni brënda saj si dhe mund të përdorni smartphonin tuaj për ta lidhur me makinën duke kryer kështu funksione të ndryshme si për shembull ngrohja.
Mercedes pritet të nxjerrë në treg eSprinter diku rreth vitit 2019 edhe pse pritet ende njoftimi zyrtar. Veçanërisht në Europë, Sprinterat janë kudo. Nëse një pjesë e madhe e tyre janë elektrikë, kjo përkthehet në një reduktim të ndjeshëm të ndotjes urbane dhe asaj akustike.
burimi: engadget.com
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.